Connect with Us

Wanda Nara i zbulon të gjitha/ PSG ishte zgjedhje e keqe për mua, ja e vërteta për Juven

Seria A

Wanda Nara i zbulon të gjitha/ PSG ishte zgjedhje e keqe për mua, ja e vërteta për Juven

Publikuar

-

Wanda Nara që është gruaja por njëkohësisht edhe agjentja e sulmuesit argjentinas, Mauro Icardi, ka folur gjatë e gjërë për “Corriere della Sera” në lidhje me çështjen Icardi.

Pse zgjodhën PSG-në?- Mes opsioneve që kishim, PSG ishte më i keqi për mua sepse duhet të shkoj lart e poshtë, bashkë me djemtë, pasi ata duhet të jenë në shkollë në Itali. Kishte shumë skuadra të rëndësishme italiane që e donin, dhe për mua do kishin qenë më të përshtatshme, por në fund mendova për Mauron.

Icardi e hodhi në gjyq Interin për para?- Absolutisht jo për para, vetëm injorantët e besojnë! Nëse do të ishte për para, do të ishim larguar 3-4 vite më parë, kur Interi nuk luante Champions, ai qëndroi për dashurinë ndaj klubit. Donte vetëm të stërvitej si të gjithë të tjerë

Ndarje përfundimtare me klubin zikaltër?- Nuk ka ndarje përfundimtare me Interin, është si një pauzë reflektimi, si dy të dashur. Gjithsesi, në fund të sezonit duhet parë çfarë do të bëjmë…

Juve?- Në të kaluarën nuk shkoi sepse ishte dhe kapiten i Interit dhe kjo do të thotë shumë për njerëzit. Marrëdhëniet me Paraticin janë të shkëlqyera dhe ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë në të ardhme.

Fotot e Maxi Lopez me Neymar- Ata postuan një foto të dy së bashku, në të njëjtën ditë që Mauro u bashkua me ekipin. Është një foto e vjetër në fakt, jo aktuale. Dua të mendoj se është një koincidencë, sepse të gjithë lojtarët dinë gjithçka.

Wanda si menaxhere- Nuk mendoj se mund të menaxhoj edhe lojtarë të tjerë. Vetëm fakti që menaxhoj Mauron, kërkon shumë përkushtim. Edhe lojtarë të tjerë më janë ofruar, bashkëshortë të mikeshave të mia. Ata që më njohin mua, e dinë që unë e baj pa interes këtë gjë, por vetëm nga dashuria që kam për Mauron.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Interi nuk fitoi dot ndaj ekipit më të lehtë në grup/ 50 mijë tifozë zikaltër reagojnë ashpër

Publikuar

-

Interi nuk shkoi më shumë se një barazim në shifrat 1-1 ndaj Slavia Prague. Djemtë e Conte-s i shpëtuan turpit falë golit të Nicolo Barella në minutat shtesë.

Ky rezultat nuk është pritur aspak mirë nga tifozët vendas, ku rreth 50 mijë zikaltër kanë vërshëllyer futbollistët e Interit ku po dilnin nga fusha, në shenjë pakënaqësie për rezultatin por edhe lojën shumë të dobët.

Me këtë barazim, Interi rrezikon shumë për kualifikimin në fazën tjetër, duke ditur se ka në grup Barcelonën dhe Dortmundin dhe përballja e sotme ndaj çekëve ishte më e lehta për zikaltrit, të paktën në letër. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Champions League/ Conte befason me formacionin zyrtar të ndeshjes së parë

Publikuar

-

Interi do ta nisë sezonin e ri të Champions League me perballjen në “San Siro” ndaj ekipit çek të Slavia Prague.

Conte ka befasuar jo pak më formacionin zyrtar për këtë takim, duke lënë jashtë dy emra të njohur, Vecino dhe Diego Godin. Në vend të dy uruguajanëve, Conte ka zgjedhur Gagliardini dhe D’Ambrosio. Lënia jashtë e Diego Godin është një surprizë e vërtetë, pasi 33-vjeçari ka një eksperiencë mjaft të madhe në Champions League dhe sot pritej ta niste si titullar.

Nuk ka surpriza në sulm, ku gjenden Lukaku dhe Martinez. Në anën tjetër, ekipi çek vjen me formacionin më të mirë të mundshëm. Ndeshja fillon në orën 18:55. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Del Piero zbulon ekipin që do të fitojë Champions League/ Juventus? Jo, jo!

Publikuar

-

Alessandro Del Piero ka parashikuar skuadrat favorite për të fituar trofeun e Champions League në këtë sezon, që fillon sot. Legjenda e Juventusit nuk beson se ish-ekipi i tij është favorit kryesor këtë sezon, por bën pjesë në listën e ekipeve konkurrente.

“Unë them Barcelona, Manchester City e pastaj Liverpool, këto janë para skuadrave tjera. Juventus është në grupin e dytë, por vetëm për shkak të rezultateve nga edicioni i kaluar. Në realitet ekipi është konkurrent. Dhe, duhet të kenë kujdes nga Real Madrid, që do të rikthehet shumë lart këtë sezon”, tha Del Piero për “Gazzetta dello Sport”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE