Connect with Us

Ylli i madh e thotë troç/ Luaj te Reali, por nuk jam i lumtur

La Liga

Ylli i madh e thotë troç/ Luaj te Reali, por nuk jam i lumtur

Publikuar

-

Të gjithë prisnin që Gareth Bale të largohej nga Reali gjatë merkatos, por për habinë e të gjithë nuk ndodhi kjo gjë. Në fillim të verës, Zidane e tha publikisht se i kishte kërkuar uellsianit të largohej. Por fakti që nuk erdhi asnjë ofertë konkrete nga ekipet e mëdha, me përjashtim të një ekipi kinez, e detyrori Bale-n të qëndronte në Madrid.

Ndryshe nga sa pritej, në këtë fillim sezoni Bale e ka nisur si titullar, madje e shpëtoi Zidane-n nga humbja në ndeshjen e fundit ndaj Villarealit. Tani i grumbulluar me kombëtaren, Bale ka thumbuar “Los Blancos” duke thënë se nuk ndjehet i lumtur aty dhe thjesht po bën detyrën si profesionist.

“Nuk mund të them që jam i lumtur por e rëndësishme është që po luaj. Jam një profesionist dhe bëj gjithçka që është e mundur. Më ka befasuar qëndrimi i klubit në lidhje me të ardhmen time, megjithatë unë jam përqëndruar për të bërë mirë gjatë grumbullimit veror pa e ditur se ku do të shkoja. Sezoni i kaluar? Ka qenë i vështirë për skuadrën por edhe për mua. Më kanë fajësuar më shumë se të tjerët, nuk i kam kushtuar shumë vëmendje kësaj gjëje por nuk besoj se ka qenë e drejtë”, u shpreh Bale. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Një gafë skandaloze në Spanjë, Armando Sadiku i gëzohet çudirave me VAR-in

Publikuar

-

Nga

Malaga ka fituar me rezultatin 0-1 në transfertën ndaj Kadiz, e mbyllur mes shumë polemikash. Armando Sadiku ka luajtur për 90 minuta në këtë përballje, por nuk ka mundur të realizojë. Madje penalltitë që në rastet e fundit i kemi parë të realizuara nga ky sulmues, këtë herë i ka kaluar Adrian. Në minutën e […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

U largua nga Milani se e urrenin tifozët/ Video: Shënon supergol dhe jep asist për ekipin e ri

Publikuar

-

Super asist dhe super gol! Suso më në fund nis të shkëlqejë te Sevilla. i larguar nga Milani si epiqendra e problemeve dhe i urryer nga tifozeria kuqezi, spanjolli nisi aventurën e tij në janar te Sevilla, që do ta blejë me detyrim vetëm nëse arrihet zona Champions League në renditje. Sot ndaj Espanyol, ish-futbollisti […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Tronditet Barcelona/ Pas Suarez dhe Dembele, humb një tjetër titullar për Championsin dhe El Clasicon

Publikuar

-

Përveç dëmtimeve në sulm, ku mungojnë për një kohë të gjatë Luis Suarez dhe Ousmane Dembele, Barcelona ka marrë një tjetër lajm të keq pas dëmtimit të Jordi Alba në ndeshjen e djeshme ndaj Getafes. Spanjolli la fushën e lojës pas 20 minutave lojë për shkak të një dëmtimi muskulor. “As” shkruan se mbrojtësi i […]

LEXO TE PLOTE