Connect with Us

Ylli i ri i Milanit kërcënon Interin/ Dua të debutoj me fitore

Seria A

Ylli i ri i Milanit kërcënon Interin/ Dua të debutoj me fitore

Publikuar

-

Theo Hernandez po pret me paudrim të rikthehet nga dëmtimi dhe të debutojë për kuqezinjtë në derbin e madh të Milanos, që do të luhet pas dy javësh. Francezi që u transferua te Milani gjatë kësaj vere nga Real Madridi, synon me çdo kusht të jetë në fushë ndaj Interit.

“Tani jam shumë mirë. Po punoj shumë që të kthehem më i fortë se më herët, dhe të luaj sa më parë që të jetë e mundur, Shpresoj të jem i gatshëm për javën tjetër, por mbetet të shihet nëse mjekët japin dritën e gjelbër. Dua që të luaj në derbin kundër Inter. Jam i sigurt që do të fitojmë”, u shpreh Hernandez.

Ai u dëmtua gjatë ndeshjes miqësore në verë mes Milanit dhe Bayernit. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Interi nuk fitoi dot ndaj ekipit më të lehtë në grup/ 50 mijë tifozë zikaltër reagojnë ashpër

Publikuar

-

Interi nuk shkoi më shumë se një barazim në shifrat 1-1 ndaj Slavia Prague. Djemtë e Conte-s i shpëtuan turpit falë golit të Nicolo Barella në minutat shtesë.

Ky rezultat nuk është pritur aspak mirë nga tifozët vendas, ku rreth 50 mijë zikaltër kanë vërshëllyer futbollistët e Interit ku po dilnin nga fusha, në shenjë pakënaqësie për rezultatin por edhe lojën shumë të dobët.

Me këtë barazim, Interi rrezikon shumë për kualifikimin në fazën tjetër, duke ditur se ka në grup Barcelonën dhe Dortmundin dhe përballja e sotme ndaj çekëve ishte më e lehta për zikaltrit, të paktën në letër. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Champions League/ Conte befason me formacionin zyrtar të ndeshjes së parë

Publikuar

-

Interi do ta nisë sezonin e ri të Champions League me perballjen në “San Siro” ndaj ekipit çek të Slavia Prague.

Conte ka befasuar jo pak më formacionin zyrtar për këtë takim, duke lënë jashtë dy emra të njohur, Vecino dhe Diego Godin. Në vend të dy uruguajanëve, Conte ka zgjedhur Gagliardini dhe D’Ambrosio. Lënia jashtë e Diego Godin është një surprizë e vërtetë, pasi 33-vjeçari ka një eksperiencë mjaft të madhe në Champions League dhe sot pritej ta niste si titullar.

Nuk ka surpriza në sulm, ku gjenden Lukaku dhe Martinez. Në anën tjetër, ekipi çek vjen me formacionin më të mirë të mundshëm. Ndeshja fillon në orën 18:55. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Del Piero zbulon ekipin që do të fitojë Champions League/ Juventus? Jo, jo!

Publikuar

-

Alessandro Del Piero ka parashikuar skuadrat favorite për të fituar trofeun e Champions League në këtë sezon, që fillon sot. Legjenda e Juventusit nuk beson se ish-ekipi i tij është favorit kryesor këtë sezon, por bën pjesë në listën e ekipeve konkurrente.

“Unë them Barcelona, Manchester City e pastaj Liverpool, këto janë para skuadrave tjera. Juventus është në grupin e dytë, por vetëm për shkak të rezultateve nga edicioni i kaluar. Në realitet ekipi është konkurrent. Dhe, duhet të kenë kujdes nga Real Madrid, që do të rikthehet shumë lart këtë sezon”, tha Del Piero për “Gazzetta dello Sport”. /CNA.al

LEXO TE PLOTE