Connect with Us

Anglia zbret nga froni Kosovën/ Islanda ia bën malore Shqipërisë

Sport

Anglia zbret nga froni Kosovën/ Islanda ia bën malore Shqipërisë

Publikuar

-

Kosova qëndroi në krye të grupit A më pak se tre orë, pasi vendi i parë rimerret nga Anglia. “Tre Luanët” fituan pa probleme ndaj Bullgarisë në “Wembley” me rezultatin 4-0.

Harry Kane shënoi një tregolësh, dy nga pika e bardhë e penalltisë. Golin tjetër e shënoi Raheem Sterling. Anglezët kryesojnë grupin me 9 pikë të plota në 3 ndeshje, Kosova renditet në vendin e dytë me 8 pikë pas 4 ndeshjeve, duke lënë pas Rep. Çeke me 6 pikë. “Dardanët” kanë shanse të mëdha për të siguruar biletën për në Euro 2020, nëse qëndrojnë deri në fund në vendin e dytë.

Në dy ndeshjet e tjera eliminatore që u luajtën në orën 18:00, Ukraina e Andriy Shevchenkos fitoi me rezultatin e pastër 0-3 në Lituani.

Islanda që bën pjesë në grupin e Shqipërisë fitoi pa probleme me shifrat 3-0 ndaj Moldavisë. Fitorja e islandezëve që kryesojnë grupin me 12 pikë është një lajm i keq për Shqipërinë, pasi ia bën më të vështirë arritjen në një nga dy vendet e para në grup, që të çojnë në Euro 2020. Situata në grupin e Shqipërisë është kjo:

/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Premier Liga

Mourinho feston në fund, Man. United zhgënjen sërish

Publikuar

-

Janë mbyllur dy sfidat e orës 15:00 në Premier League, sfida ku golat dhe polemikat nuk munguan. Në “Old Trafford”, Manchester United priti ekipin e Everton, që është aktualisht pa trajner. Blutë nga Liverpool arritën të kalonin të parët në avantazh, me anë të një autogoli nga Lindelof. Dukej se Manchester United do ta humbiste […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Juventusi bën detyrën, Milani ngec në shtëpi

Publikuar

-

Juventus ka mundur 3-1 Udinesen dhe ka rimarrë përkohësisht kreun e Serisë A, në pritje të ndeshjes që do të luhet në mbrëmje mes Fiorentinës dhe Interit. Protagonisti i sfidës së luajtur në Allianz Stadium ka qenë Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar dy gola në minutën e 9-të dhe të 37-të, duke u bërë […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Buffon i vë të gjithë në rresht, nuk ta besoni sa ndeshje ka luajtur deri më sot

Publikuar

-

Çmenduri! Gigi Buffon po luan ndeshjen e tij te 700 në kampionat në sfidën që Juventusi po zhvillon ndaj Udineses. Legjenda e Italisë ka luajtur me 3 ekipe në karrierën e tij. Ai numëron 515 ndeshje me Juventusin, 168 me Parmën dhe 17 me PSG. Buffon po thyen çdo rekord në Serie A, por dhe […]

LEXO TE PLOTE