Connect with Us

Buzëqesh Takaj, ja shifra e majme që i jep Bashkia Skënderbeut

Sport

Buzëqesh Takaj, ja shifra e majme që i jep Bashkia Skënderbeut

Publikuar

-

Lajm i mirë vjen për Skënderbeun dhe futbollin korçar pas shumë vuajtjesh dhe lajmeve jopozitive. Pas dënimit të lënë në fuqi nga KAS-i në lidhje me pezullimin 10- vjeçar të bërë nga UEFA për klubin bardhekuq, korçarët mund t’i gëzohen diçkaje tjetër.

Pas bisedimeve të shumta këtë verë mes presidentit Ardjan Takaj dhe Bashkisë së Korçës me në krye Sotiraq Filon, është vendosur që kjo bashki ta rrisë buxhetin e saj të dedikuar për sportin edhe me 140 milionë lekë të tjerë. Një shumë e konsiderueshme kjo që mund t’u shërbejë korçarëve dhe klubit bardhekuq në këto kohë të vështira.

“Panorama Sport” para disa javësh bëri me dije se ka pasur një takim mes kryebashkiakut të Korçës, zotit Sotiraq Filo, dhe presidentit të Skënderbeut, Ardjan Takaj. Takim, i cili është zhvilluar në lidhje me këtë çështje, financat e klubit bardhekuq dhe një rritje e buxhetit, që bashkia kishte parashikuar për këtë klub. Pas shumë takimesh mes palëve, Bashkia e Korçës ka vendosur përmes Këshillit Bashkiak që ta rrisë me 140 milionë lekë fondin e parashikuar për sportin. Në të tilla kushte, kjo mbetet një shifër, e cila është mjaft e domosdoshme për klubin bardhekuq që vuan atë dënim të dhënë nga UEFA.

Për pasojë, edhe financat i ka të reduktuara për momentin, për vetë faktin e pezullimit nga pjesëmarrja në kompeticionet europiane. Nëse do t’i referohemi buxhetit që bashkia jepte për sportet dhe në veçanti për futbollin, mund të themi se rritja është e konsiderueshme. Nga burimet e gazetës bëhet me dije se nëse Bashkia e Korçës vinte në dispozicion plot 300 milionë lekë për sportin në juglindje, 280 milionë lekë shkonin për llogari të klubit të futbollit Skënderbeu dhe pjesa tjetër për shumësportëshin. Ndërsa në këto momente, me rritjen e programuar në buxhetin e bashkisë, ekzekutivi i Korçës ka të parashikuar plot 420 milionë lekë për futbollin. Një kërkesë e tillë ishte bërë më herët nga presidenti Ardjan Takaj dhe, me sa duket, është bërë realitet nga ana e bashkisë më të madhe në juglindje të vendit.

FINANCAT – Korçarët në këtë sezon të ri janë të fokusuar kryesisht tek elementët e rinj dhe te promovimi i tyre në tregun e huaj. Kjo korrespondon maksimalisht edhe me uljen e buxhetit të klubit, dedikuar pagave të futbollistëve dhe me financat vjetore të Skënderbeut. Në të tilla kushte, një shtim i tillë nga ana e Bashkisë së Korçës e bën akoma edhe më shumë të përballueshme një situatë kritike ku ndodhet Skënderbeu për momentin. Kjo do të përkthehet në një mbështetje më të madhe të bashkisë, e cila bëhet kësisoj nga më të rrallat që jep këtë vlerë për futbollin, por edhe një garanci për klubin në përballimin e sezonit futbollistik./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Sot do ishte duke luajtur në La Liga, nuk do ta besoni çfarë i ka ndodhur Myrto Uzunit

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni është duke kaluar një formë të shkëlqyer te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci. Talenti beratas gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e kësaj jave. Në një lidhje direkte për emisionin “Zona Gol”, talenti i Kombëtares, foli në lidhje me prapaskenat e merkatos së janarit duke u shprehur: “Unë jam tifoz […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Kryesojnë me meritë kampionatin, ja 17 motivet pse Tirana po bën ligjin në Superligë

Publikuar

-

Nga

Kur Tirana shkarkoi Julian Ahmatajn, diskutimi ishte nëse do të mund të shmangte apo jo vendin e “play off”-it. Askush nuk e kishte menduar se do të bënin një fazë të tërë pa humbje dhe tani në këtë periudhë të kampionatit do t’i shikonin të gjithë nga lart. Bardheblutë kryesojnë me meritë tabelën e klasifikimit, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Statistikat e frikshme, Tirana është super pas minutës së 80-të

Publikuar

-

Nga

Përgatitja fizike e një skuadre vlerësohet sidomos në minutat e fundit, kur arrin që të ruajë ritmin, të imponohet dhe mbi të gjitha të marrë pikë të arta në atë që quhet fryma e fundit. Mbi të gjitha, këtë edicion ka një hapësirë kohore e cila mund të konsiderohet momenti “Tirana”. Pas minutës së 80-të, […]

LEXO TE PLOTE