Connect with Us

Shkaktoi penallti ndaj Gjermanisë/ Ylli i Holandës: Nuk më besohet…

Sport

Shkaktoi penallti ndaj Gjermanisë/ Ylli i Holandës: Nuk më besohet…

Publikuar

-

Gjermania dhe Holanda na dhuruan mbrëmë një ndeshje emocionuese dhe me shumë gola. Në fund, “Tulipanët” fituan me shifrat 2-4, supersfida u luajt në Hamburg. Një nga protagonistët e ndeshjes ishte dhe Matthijs de Ligt, i cili shkaktoi një penallti në minutën e 72′. Një penallti shumë e diskutuar, për shkak se 20-vjeçari e preku pa vullnet topin me dorë. Falë kësaj penalltie, Toni Kroos barazoi përkohësisht shifrat 2-2.

Në përfundim të ndeshjes, ai tregoi se u hutua nga penalltia e dhënë dhe kërkoi që të ndërhynte sistemi VAR, duke harruar që në këto takime akoma nuk përdoret teknologjia.

“Po mendoja çfarë po ndodh. Nuk e kuptova, topi ra në krahun tim, as nuk e kuptova. Mendova se më parë kishte prekur te lojtari i Gjermanisë. Akoma nuk më besohet se gjyqtari e cilësoi penallti. Për mua nuk ishte. Mendova të kërkoja VAR, por nuk ishte e mundur. Fatmirësisht, pavarësisht të gjithave, në fund ishte një mbrëmje e madhe për ne”, u shpreh De Ligt. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Ngjarje e frikshme në derbin e madh të Rumanisë/ Video: Lojtari bie pa ndjenja pas ndërhyrjes horror

Publikuar

-

Derbi i Rumanisë mes Dinamos së Bukureshtit dhe Steauas për pak sa nuk u kthye në një dramë të vërtetë. Në fundin e pjesës së parë, Slavko Perovic (lojtar i Dinamos) ra pa ndjenja pas ndërhyrjes së ashpër të Iulian Cristea. Situata u bë alarmante menjëherë dhe në fushë u futën me shpejtësi dy ambulanca […]

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Arsenali shkatërroi 4-0 “Qymyrxhinjtë”/ Video: Goli i Ozil thyen rekord në Premier League

Publikuar

-

Arsenali ka mposhtur 4-0 Newcastle duke zhvilluar një ndeshje mjaftë të mirë në shtëpi. Goli i tretë ka qenë tepër i veçantë, ai vulosi 100% fitoren dhe u shënua nga Mesut Ozil, i cili kishte mbi 300 ditë që nuk gjente rrjetën. Por kjo nuk është e gjitha, plot 35 prekje janë bërë në aksionin […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Shok skuadre me Hykën, Sabjen Lilaj shënon gol në Izrael

Publikuar

-

Nga

Mesfushori i Kombëtares, Sabjen Lilaj, ka gjetur rrugën e rrjetën në kampionatin izraelit me fanellën e Nes Tziona, në triumfin 3-0 që skuadra e tij arriti ditën e sotme. Si Lilaj ashtu dhe mesfushorit tjetër shqiptar, Jahmir Hyka, u aktivizuan titullarë në përballjen e sotme, duke bërë një paraqitje dinjitoze. Sulmuesi Stain realizoi dopietë për […]

LEXO TE PLOTE