Connect with Us

Shkëlqeu te Barcelona & Inter/ Sulmuesi i njohur “var këpucët në gozhdë”

La Liga

Shkëlqeu te Barcelona & Inter/ Sulmuesi i njohur “var këpucët në gozhdë”

Publikuar

-

Samuel Eto’o ka vendosur t’i japë fund karrierës së gjatë si futbollist profesionist. Kamerunasi tërhiqet në moshën 38-vjeçare. Kulmin e karrierës e arriti në vitet 2006-2010 ku ishte një nga 2-3 sulmuesit më të mirë në botë, ku në këtë periudhë fitoi edhe tre herë trofeun e Champions League, 2 me Barcelonën dhe 1 me Interin.

Pas largimit nga Interi në vitin 2011, ai luajti edhe për disa skuadra të tjera të njohura por jo në nivelet e dikurshme.

Në 718 ndeshje, shënoi 359 gola dhe dha 116 asiste. 22 trofe të fituar në karrierën e tij dhe golashënuesi më i mirë në historinë e Kamerunit. Një karrierë vërtetë e suksesshme. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Barcelona me fat/ Penalltia e pritur nga Ter Stegen duhej përsëritur, ja pse

Publikuar

-

Barcelona mund ta quajë veten me fat pasi doli me një pikë nga përballja me Dortmundin, sepse mund të kishte dalë edhe pa pikë fare. Në minutën e 57′, Marco Reus kishte mundësinë e artë për të kaluar në avantazh Dortmundin, por penalltia e tij u prit nga Ter Stegen.

Megjithatë, penalltia duhej të përsëritej sepse Ter Stegen del me të dyja këmbët jashtë vijës së tij, ndërkohë që me rregullat e reja të këtij sezoni, njëra këmbë duhet të jetë në vijë.

Edhe pse ky detaj mund t’i ketë shpëtuar arbitrit, duhej të ishte sinjalizuar nga VAR-i, që penalltia duhej përsëritur. Kritikat në rrjetet sociale dhe jo vetëm, kanë qenë të shumta në këtë rast. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Dortmundi dhe Barça ndahen në paqe, falë Ter Stegen/ Ja rezultatet e plota të ndeshjeve të sotme

Publikuar

-

Supersfida e mbrëmjes mes Dortmundit dhe Barcelonës mbyllet në paqe, 0-0. Një ndeshje e bukur, e dominuar totalisht nga vendasit, por heroi i Barcelonës është Marc-Andre ter Stegen.

Portieri gjerman jo vetëm që priti penalltinë e Reus në minutën e 57′, por gjatë gjithë ndeshjes ka qenë protagonist duke ndalur në mënyrë fantastike të gjitha përpjekjet e vendasve për të gjetur golin e avantazhit.

Ashtu siç dhe pritej, Messi e nisi nga stoli këtë ndeshje, u aktivizua në minutën e 60′, por nuk solli ndryshim në lojën e katalanasve. Edhe ndeshja tjetër në këtë grup që u luajt më parë u ndal në barazim, Inter-Slavia Prague 1-1.

Rezultatet e plota të të gjitha ndeshjeve të sotme të Champions League janë si më poshtë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

La Liga

Plas te Reali/ Perez lodhet me Sergio Ramos, piketon dy “bishat” e Serisë A

Publikuar

-

Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Real Madridit, që u mbajt ditën e djeshme, ka pasur zëra të shumtë kundër kapitenit, Sergio Ramos.

“Thuaji Ramosit të mos postojë çdo ditë në Instagram”, “Me atë kapelën rozë duket si një turist suedez”, “Ekipi po humbte ndaj Ajaxit në çerekfinale, ndërsa kapiteni po regjistronte live dokumentarin e tij”, këto ishin disa nga zërat kundër mbrojtësit spanjoll që iu drejtuan presidentit Florentino Perez.

Marrëdhënia mes Ramos dhe Perez ka kohë që ka pësuar krisje, pasi gjatë verës 33-vjeçari donte të largohej në Kinë, por nuk u lejua nga numri një i klubit madrilen. I gjendur në këtë situatë, Perez ka filluar nga puna për të gjetur zëvendësuesin ideal të Ramos dhe dy janë alternativat kryesore, Kalidou Koulibaly i Napolit dhe Milan Skriniar i Interit. /CNA.al

LEXO TE PLOTE