Connect with Us

Toni Kroos tregon kohën kur do të tërhiqet nga Gjermania/ Nuk do të vras veten nëse…

Sport

Toni Kroos tregon kohën kur do të tërhiqet nga Gjermania/ Nuk do të vras veten nëse…

Publikuar

-

Pas humbjes së djeshme në fushën e tyre ndaj Holandës, sot ka ardhur një tjetër lajm i keq për tifozët gjermanë. Toni Kroos ka vendosur të tërhiqet nga kombëtarja gjermane pas Euro 2020, që do të luhet verën e ardhshme.

“Pas kampionatit Europian, mendoj se do të jetë periudha më e përshtatshme për t’u tërhequr nga Gjermania. Nuk do të vras veten nëse nuk e mbyll karrierën duke fituar këtë kompeticion. Jam i lumtur më atë që kam arritur”, tha mesfushori gjerman.

Të mendosh që verën që vjen, kampioni i botës do të jetë vetëm 30-vjeç dhe duket e habitshme që një lojtar të tërhiqet nga kombëtarja në këtë moshë. Ndoshta Toni ndryshon mendim deri atëherë! /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Champions, mbyllen pjesët e para/ 6 gola në Salzburg, barazim i bardhë në dy supersfidat e mbrëmjes

Publikuar

-

Janë mbyllur pjesët e para në ndeshjet e darkës në Champions League, ku ndryshe nga sa pritej mungojnë golat në dy supersfidat kryesore, Napoli-Liverpool dhe Borussia Dortmund-Barcelona.

Gjysmëfinalistët e sezonit të kaluar, Ajax, po fitojnë 1-0 ndaj francezëve të Lille. Ndeshja që ka dhuruar më shumë gola deri tani është ajo mes Salzburg dhe Genk, ku austriakët po fitojnë me rezultatin e thellë 5-1.

Rezultatet e plota janë si më poshtë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Interi nuk fitoi dot ndaj ekipit më të lehtë në grup/ 50 mijë tifozë zikaltër reagojnë ashpër

Publikuar

-

Interi nuk shkoi më shumë se një barazim në shifrat 1-1 ndaj Slavia Prague. Djemtë e Conte-s i shpëtuan turpit falë golit të Nicolo Barella në minutat shtesë.

Ky rezultat nuk është pritur aspak mirë nga tifozët vendas, ku rreth 50 mijë zikaltër kanë vërshëllyer futbollistët e Interit ku po dilnin nga fusha, në shenjë pakënaqësie për rezultatin por edhe lojën shumë të dobët.

Me këtë barazim, Interi rrezikon shumë për kualifikimin në fazën tjetër, duke ditur se ka në grup Barcelonën dhe Dortmundin dhe përballja e sotme ndaj çekëve ishte më e lehta për zikaltrit, të paktën në letër. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Champions League/ Interi i shpëton turpit në fund, shënon 45 milionëshi

Publikuar

-

Interi e ka nisur me një barazim 1-1 ndaj Slavia Prague sezonin e ri të Champions League. Një rezultat aspak i mirë për zikaltrit duke ditur që kanë në grup dy klube gjigande si Barcelona dhe Dortmundi.

Përsa i përket ndeshjes, miqtë kaluan të parët në avantazh me golin e Peter Olayinka në minutën e 63′ të takimit. Nigeriani e ka nisur karrierën si profesionist tek ekipi i Bylis në Shqipëri, ku luajti për dy sezone 2012-2014, 18-vjeç në atë kohë.

Më pas u transferua te Skënderbeu aty ku dhe shkëlqeu, ku luajti për dy sezone 2014-2016, më pas u shit te Gent në Belgjikë dhe vazhdoi karrierën në disa klube. Në vitin 2018 u ble nga çekët e Slavia Prague.

Barazimi i ziklatërve ka ardhur në minutat shtesë me golin e shënuar nga Nicolo Barella, futbollisti i transferuar këtë verë për një çmim që do të shkojë rreth 45 milionë euro.

Ndeshja tjetër mes Lyon dhe Zentit u mbyll edhe ajo në shifrat 1-1. /CNA.al


LEXO TE PLOTE