Sport
Video: Ndërhyrje skandaloze ndaj Neymar/ Mbrojtësi befason me gjestin e tij

Kur dy ekipe të Amerikës Latine janë përballë njëra-tjetrës nuk mungon kurrë grinta, spektakli, nervat, edhe pse mund të jetë thjehst një ndeshje miqësore. Kështu ka ndodhur edhe në miqësoren e luajtur sot në orët e para të mëngjesit mes Brazilit dhe Kolumbisë, që përfundoi 2-2. Vëmendja më e madhe në këtë ndeshje ishte te Neymar, që rikthehet në fushën e lojës pas 3 muajve për shkak të një dëmtimi të rëndë.
Neymar ishte protagonisti kryesor i kësaj miqësoreje për atë që ndodhi në fushën e lojës. Ylli i PSG-së dha asistin për golin e Casemiros dhe pak minuta më vonë shënoi vetë. Në fund të pjesës së parë ndodhi një incident i pakëndshëm, ku Neymar rrezikoi seriozisht të dëmtohej sërish.
nasty one on Neymar this pic.twitter.com/adDJqbmgrz
— Peter Mcpartland (@PED7) September 7, 2019
Mbrojtësi i Kolumbisë, Davinson Sanchez Mina, e shtyn fort brazilianin, duke bërë që ky i fundit të përplaset me kokë në reklamat anësore. Këtë herë, fati ishte në anën e Neymarit. Për habinë e të gjithëve, mbrojtësi 23-vjeçar mirë që bëri një ndërhyrje skandaloze, por nuk kërkoi as falje. Duhet thënë se edhe për arbitrin, kjo ishte një ndërhyrje krejt normale. /CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Pritja e De Biazit merr fund, ish-trajneri i kombëtares gati të marrë në drejtim ekipin e Serisë A
Xhani De Biazi kthehet përsëri mes kandidatëve për të marrë drejtimin e një klubi në Serinë A. Ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare ka qenë sot në...

Ka dështuar me kombëtaren, Duka bën gati shkarkimin e papritur
Është zhvilluar ditën e sotme në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit një mbledhje me trajnerët e ekipeve Kombëtare, ku ka qenë i pranishëm edhe...