Connect with Us

E bujshme/ Gjimshiti përkrah Ronaldos në listën e lojtarëve që vrapojnë më shpejt në Serinë A

Seria A

E bujshme/ Gjimshiti përkrah Ronaldos në listën e lojtarëve që vrapojnë më shpejt në Serinë A

Publikuar

-

Njeriu i erës” është nofka që përfaqëson vetëm një person të vetëm, i njohur në të gjithë botën dhe emri i tij, Usain Bolt, do të jetë i pavdekshëm. Sprinteri xhamajkan, i cili vendosi të tërhiqet nga fushat e tartanit, vendosi rekordin global të 100 metrave në Botërorin e vitit 2009, me kohën: 9 sekonda e 58 të qindtat, duke kapur një shpejtësi maksimale prej 44.72 kilometrash në orë, ndërsa mesatarja e vrapimit të tij ishte prej 37.58 kilometrash në orë.

Gjithsesi, në vitin 2019, ndonëse ka ende legjenda të gjalla të sportit që vazhdojnë të jenë protagonistë në “specialitetet e tyre”, si për shembull Roxher Federer (38 vjeç) dhe Serena Uilliams (37 vjeç) në tenis; apo LeBron Xhejms (34 vjeç) në basketboll; apo akoma më shumë Mani Pakuaio (40 vjeç) në boks, ka një detaj që ndoshta për pak kaloi pa u vënë re, por jo për të përditshmen italiane, “Gazzetta dello Sport”.

“Njeriu i vërtetë i erës”, Usain Bolt, vërtet mund të jetë tërhequr, por ndërkohë ai që po mrekullon me shpejtësinë e tij është një 34-vjeçar, i quajtur Kristiano Ronaldo. Po, pikërisht kështu, sepse për portugezin e Juventusit, edhe pse vitet vazhdojnë të ecin, ai konfirmohet në ritme fizike të frikshme, edhe pse si profesion ka që të shënojë gola. CR7, i cili siç dihet është një maniak për të kuruar dhe mirëmbajtur fizikun e tij, ka regjistruar një shpejtësi të frikshme në ndeshjen ndaj Napolit.

Në aksionin e golit të parë, të shënuar nga Danilo, Duglas Kosta vrapoi me top në këmbë për gati 70 metra përpara se të pasonte për bashkatdhetarin e tij, por aksionin e ndoqi edhe Ronaldo, i cili me shpresën se topi mund të pasohej në këmbët e tij vrapoi me një shpejtësi prej 34.62 kilometrash në orë.

E pabesueshme, por e vërtetë, por “jashtëtokësori” me pasaportë portugeze, edhe pse 34- vjeçar konfirmohet më i shpejtë se Duglas Kosta, apo edhe se kushdo futbollist tjetër i fundjavës së lënë pas në Serinë A, apo edhe në ligat e të gjithë Europës (mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti i Atalantës është i katërti në renditjen me shpejtësi me 34.26 km/h), shkruan “Panorama Sport”.

I vetmi që e ka mposhtur ka qenë Kostas Manolas, mbrojtësi grek i Napolit, i cili në javën e parë vrapoi në fushë me 35.41 kilometra në orë. Shkurt, Kristiano Ronaldo nuk rresht së mahnituri teksa e sheh në fushën e lojës, por i vetmi që nuk habitet për këtë fizik prej përbindëshi është ndoshta vetë ai. “Plakushi” i Juventusit është gati të vrapojë sërish, sepse siç vetë ai e ka konfirmuar, ka ende objektiva për të arritur në kar “ rierë, por ndoshta ai më i afërti është çmimi “The Best” i FIFAs, i cili është në program më 23 shtator, në teatrin “La Scala” të Milanos.

Edhe në këtë garë për çmimin individual ai do të ketë si rivalë Lionel Mesin dhe Virxhil Van Dajkun, ashtu sikurse në çmimet UEFA për “Futbollistin e Vitit”, por në këtë rast, CR7 shpreson edhe më shumë që të jetë ai fituesi, duke marrë parasysh se në këtë votim pritet që të vlejë shumë më tepër kriteri i suksesit në Ligën e Kombeve me Portugalinë, trofeu i dytë në rang kombëtareje për 34-vjeçarin.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Napoli firmosi me Rrahmanin, tifozët tallen keq: Jemi për Serinë B

Publikuar

-

Nga

Napoli zyrtarizoi ditën e sotme transferimin e mbrojtësit shqiptar, Amir Rrahmani, edhe pse ky kalim kishte kohë që ishte bërë i ditur. Por pavarësisht kësaj, as përforcimet nuk po kënaqin më tifozët napoletan. Këta të fundit kanë braktisur skuadrën në stadium, ndërsa rezultatet negative kanë bërë që të mos i kursejnë aspak kritikat për klubin. […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Modelja shqiptare e “Play Boy” i befason të gjithë, zbulon skuadrën e zemrës

Publikuar

-

Nga

Modelja shqiptare Delfina Aziri ka realizuar një tjetër set fotografik mjaft “të nxehtë”, duke tërhequr vëmendjen e miliona fansave nëpër botë. Bukuroshja që është bërë pjesë edhe e revistës së famshme “Play Boy”, ka zbuluar se është një tifoze e Fiorentinës, të cilën e ka ndjekur edhe në stadium, në disa raste.

LEXO TE PLOTE

Seria A

VIDEO/ Tërbohen tifozët e Juventusit, Ronaldo puth në buzë argjentinasin Dybala

Publikuar

-

Nga

Juventusi mposhti me rezultatin 2-1 Parmën ditën e djeshme, në një ndeshje që ishte më e vështirë nga sa mendohej për bardhezinjtë.  Protagonisti kryesor në këtë ndeshje, ishte padyshim, Kristiano Ronaldo, i cili realizoi plot dy herë për ekipin e tij, duke i dhënë një fitore të rëndësishme, që e çon +4 nga Interi i […]

LEXO TE PLOTE