Connect with Us

Mungoi ndaj Shqipërisë/ Zbulohet se ku ishte Pogba (foto)

Premier Liga

Mungoi ndaj Shqipërisë/ Zbulohet se ku ishte Pogba (foto)

Publikuar

-

Paul Pogba mungoi për Francën në ndeshjen e djeshme ndaj Shqipërisë, për shkak se nuk është në gjendjen e duhur fizike.

Duke përfituar nga periudha e ndërprerjes së kampionateve, mesfushori francez e ka shfrytëzuar këtë rast për të kaluar ca kohë në Saint Tropez me të dashurën, Maria Salaues, dhe djalin e tyre të vogël.

Për Pogban nuk ka nisur aspak mirë ky sezon i ri, por ndoshta këto ditë pushimi krah familjes do t’i bëjnë mirë për të rigjetur formën e dikurshme. /CNA.al


KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Champions League/ Napoli ul me këmbë në tokë kampionët në fuqi

Publikuar

-

Napoli e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Champions League, pas fitores 2-0 në shtëpi ndaj Liverpoolit.

Ekipi i Ancelottit edhe pse kishte përballë kampionët në fuqi të Europës e dominojë ndeshjen nga fillimi në fund. Dy golat e takimit u shënuan në minutat e fundit.

Fillimisht në minutën e 81′, Dries Mertens dërgoi topin në rrjetë nga penalltia, që u fitua nga Jose Callejon.

Në minutat shtesë, Napoli shënoi edhe golin e dytë me transferimin e kësaj vere, Fernando Llorente, që përfitoi nga një gabim i Van Dijk.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Salzburgu fitoi bindshëm 6-2 ndaj Genk, duke mbajtur vendin e parë me golavarazh më të mirë se Napoli. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Nuk do t’u besoni syve/ Video: Portieri zëvendësues i Liverpoolit bën pritjen e vitit

Publikuar

-

Në “San Paolo” mungon ende goli në sfidën mes Napolit dhe Liverpoolit, edhe pse kanë kaluar mbi 70 minuta.

Rezulati mund të ishte ndryshe nëse portieri i Liverpoolit, Adrian, nuk do të kishte bërë një pritje të jashtëzakonshme duke ndaluar topin e goditur nga Dries Mertens nga shumë afër.

Adrian është portieri zëvendësues i Alisson, pasi braziliani është i dëmtuar prej disa kohësh. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Habit ish-aktorja e filmave porno/ Jam tifoze e të gjitha ekipeve, përveç këtij

Publikuar

-

Ish-aktorja e filmave porno, Mia Khalifa, ka filluar të tregojë një anë të panjohur të sajën, që është tifoze e madhe e futbollit.

Madje, Mia ka ndjekur ndeshjen e fundit në Premier League mes Watford dhe Arsenalit, ku shfaqi haptas antipatinë e saj ndaj “Topçinjve”.

“Jam tifoze e të gjitha ekipeve që luajnë kundër Arsenalit”, shkruajti ajo në Twitter. Nuk e dimë pse Mia ka krijuar këtë inat të madh për Arsenalin, por kohët e fundit poston shumë rreth futbollit dhe ndeshjeve të ndryshme, duke befasuar jo pak ndjekësit e saj. /CNA.al

LEXO TE PLOTE