Connect with Us

Gjergji Muzaka ndez sfidën me Tiranën: Osmani dhe Vangjeli kësaj here…

Sport

Gjergji Muzaka ndez sfidën me Tiranën: Osmani dhe Vangjeli kësaj here…

Publikuar

-

Skënderbeu ndryshe në këtë sezon të ri, por me shumëçka për të dhënë në kampionat pavarësisht situatës në të cilën ndodhet për shkak të dënimit të dhënë nga UEFA. Në pritje të zhvillimeve të reja nga Gjykata Federale, korçarët kanë ndryshuar fytyrë këtë sezon, teksa kapiteni Gjergji Muzaka zbulon situatën në radhët e Skënderbeut të riformatuar, por edhe arsyet pse zgjodhi të jetë pjesë besnike dhe e rëndësishme e Skënderbeut të këtij sezoni. Me shpresën për një vendim pozitiv në Federale dhe frymën pozitive që përcjell te të rinjtë në ekip, kapiteni rrëfehet pa “dorashka” në intervistën e dhënë për “Panorama Sport”.

Gjergji, Skënderbeu u përball me një situatë të vështirë këtë fillimsezoni, por pavarësisht “senatorëve” të tjerë, ju vendosët të qëndronit. Cilat ishin arsyet e këtij vendimi?

Po, është e vërtetë që situata ka qenë e vështirë, por në fakt ne kemi më shumë se tri vjet që përballemi me diçka të tillë dhe kemi treguar se përpos vështirësive, jemi një ekip që ka dëshirë për sukses. Pak a shumë unë e kam thënë sa herë jam pyetur se përse vendosa të jem në Korçë te Skënderbeu. E kam përsëritur shpesh, që pas gjithë këtyre viteve të suksesshme që kam kaluar këtu, por edhe ditëve të vështira ku të dyja palët i jemi gjendur njëri-tjetrit, unë e kisha të vështirë të largohesha nga skuadra. E kisha të vështirë të kaloja nga ky ekip për të qenë në një ekip tjetër, cilido qoftë ky. Për këtë arsye vendosa të jem këtu.

Gjatë kësaj vere është folur për një hezitim tuajin për shkak të ofertave që vinin, si për shembull nga Teuta…

Jo, nuk ka qenë çështje hezitimi, pasi unë e kam shprehur hapur dëshirën time për të qenë këtu prej kohësh. Tani besoj se nuk ka rendësi nëse ka pasur apo jo oferta dhe nga cilat ekipe kanë qenë ato. Rëndësi ka që unë jam këtu dhe kam vendosur të qëndroj te Skënderbeu.

Me qëndrimin tuaj dhe një pjesë të futbollistëve të sezonit të kaluar, por dhe afrimin e Dajës, çfarë ka fituar ekipi?

Kur thamë se janë larguar shumë, duhet të përmendnim edhe faktin që shumë të tjerë qëndruan. Kjo është diçka e mirë, pasi ky grup njihet tashmë në pjesën më të madhe të tij. Me ardhjen e Dajës, ekipi fiton shumë si në fushë, ashtu edhe në dhomat e zhveshjes. Është një trajner që këtu ka kaluar suksesin më të madh në karrierën e tij dhe ka dhënë shumë për Skënderbeun. Me cilësitë që ka do të vijojë të japë akoma më shumë edhe në këtë moment të vështirë ku ndodhemi.

Këtë javë përballeni me Tiranën ku luajnë dy ish-ë të Skënderbeut. Çfarë do t’i thoni Osmanit dhe Vangjelit para kësaj ndeshjeje?

Po më pyesni për dy futbollistë me të cilët unë kam marrëdhënie të veçanta. Mund të them se jemi miq dhe vëllezër në futboll. Për këtë arsye i uroj që të kalojnë momente mjaft pozitive dhe të arrijnë suksese. Për këtë takim shpresoj që të mos jenë në anën e fituesve.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Interi nuk fitoi dot ndaj ekipit më të lehtë në grup/ 50 mijë tifozë zikaltër reagojnë ashpër

Publikuar

-

Interi nuk shkoi më shumë se një barazim në shifrat 1-1 ndaj Slavia Prague. Djemtë e Conte-s i shpëtuan turpit falë golit të Nicolo Barella në minutat shtesë.

Ky rezultat nuk është pritur aspak mirë nga tifozët vendas, ku rreth 50 mijë zikaltër kanë vërshëllyer futbollistët e Interit ku po dilnin nga fusha, në shenjë pakënaqësie për rezultatin por edhe lojën shumë të dobët.

Me këtë barazim, Interi rrezikon shumë për kualifikimin në fazën tjetër, duke ditur se ka në grup Barcelonën dhe Dortmundin dhe përballja e sotme ndaj çekëve ishte më e lehta për zikaltrit, të paktën në letër. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Champions League/ Interi i shpëton turpit në fund, shënon 45 milionëshi

Publikuar

-

Interi e ka nisur me një barazim 1-1 ndaj Slavia Prague sezonin e ri të Champions League. Një rezultat aspak i mirë për zikaltrit duke ditur që kanë në grup dy klube gjigande si Barcelona dhe Dortmundi.

Përsa i përket ndeshjes, miqtë kaluan të parët në avantazh me golin e Peter Olayinka në minutën e 63′ të takimit. Nigeriani e ka nisur karrierën si profesionist tek ekipi i Bylis në Shqipëri, ku luajti për dy sezone 2012-2014, 18-vjeç në atë kohë.

Më pas u transferua te Skënderbeu aty ku dhe shkëlqeu, ku luajti për dy sezone 2014-2016, më pas u shit te Gent në Belgjikë dhe vazhdoi karrierën në disa klube. Në vitin 2018 u ble nga çekët e Slavia Prague.

Barazimi i ziklatërve ka ardhur në minutat shtesë me golin e shënuar nga Nicolo Barella, futbollisti i transferuar këtë verë për një çmim që do të shkojë rreth 45 milionë euro.

Ndeshja tjetër mes Lyon dhe Zentit u mbyll edhe ajo në shifrat 1-1. /CNA.al


LEXO TE PLOTE

Sport

Tërmet në “San Siro”/ Video: Ish-sulmuesi i Skënderbeut i shënon Interit

Publikuar

-

E pabesueshme ajo që po ndodh në “San Siro”, në ndeshjen mes Interit dhe Slavia Prague.

Miqtë kanë zhbllokuar takimin në minutën e 64 me anë të Peter Olayinka, një emër i njohur në futbollin shqiptar pasi spikati te Skënderbeu dhe më pas u transferua jashtë. Sulmuesi nigerian ka luajtur fillimisht për Bylis në Shqipëri dhe më pas për Skënderbeun, në vitet 2014-2016, ku shkëlqeu edhe në Kupat e Europës.

Edhe pse pozicioni i Olayinka ishte i dyshimtë, arbitri e quajti gol të rregullt, pasi e pa edhe në VAR. /CNA.al

LEXO TE PLOTE