Connect with Us

I mundi edhe Devolli, Ilid Daja habit me deklaratën e tij

Sport

I mundi edhe Devolli, Ilid Daja habit me deklaratën e tij

Publikuar

-

Një tjetër humbje për Skënderbeun pas asaj me Bylisin në kampionat, edhe pse në miqësore. Por trajneri Daja nuk është dukur i merakosur, duke u shprehur se lojtarët janë të ngarkuar, ndërkohë që ndikojnë edhe mungesat.

“Ishte një takim që na shërbeu më së shumti për të parë se cilët janë lojtarët që mund t’u besojmë për të pasur një fanellë titullari, por gjithashtu për të na treguar se deri ku është ekipi me gjendjen fizike. Me mungesat e shumta që kemi, nuk mund të merrnim një opinion të plotë për këtë takim”, shprehet tekniku.

“Ne kemi punuar me dy seanca për të kapur ritmin, por duhet të presim rikthimin e lojtarëve të dëmtuar. Kemi marrë një farë përgjigjeje nga ky takim, teksa do të vijojmë të punojmë edhe në ditët në vijim me ngarkesë, për të qenë gati kur të rifillojë kampionati.

Duhet të kemi parasysh se mungesat për ne janë shumë të rëndësishme, prandaj do të bëjmë çmos për të rikthyer në rifillimin e kampionatit lojtarë si Dita, Turtulli, Gripshi dhe Daja, të cilët do të na japin më shumë cilësi në fushë”, tha pas kësaj miqësoreje trajneri i korçarëve, Ilir Daja.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Sot do ishte duke luajtur në La Liga, nuk do ta besoni çfarë i ka ndodhur Myrto Uzunit

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni është duke kaluar një formë të shkëlqyer te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci. Talenti beratas gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e kësaj jave. Në një lidhje direkte për emisionin “Zona Gol”, talenti i Kombëtares, foli në lidhje me prapaskenat e merkatos së janarit duke u shprehur: “Unë jam tifoz […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Kryesojnë me meritë kampionatin, ja 17 motivet pse Tirana po bën ligjin në Superligë

Publikuar

-

Nga

Kur Tirana shkarkoi Julian Ahmatajn, diskutimi ishte nëse do të mund të shmangte apo jo vendin e “play off”-it. Askush nuk e kishte menduar se do të bënin një fazë të tërë pa humbje dhe tani në këtë periudhë të kampionatit do t’i shikonin të gjithë nga lart. Bardheblutë kryesojnë me meritë tabelën e klasifikimit, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Statistikat e frikshme, Tirana është super pas minutës së 80-të

Publikuar

-

Nga

Përgatitja fizike e një skuadre vlerësohet sidomos në minutat e fundit, kur arrin që të ruajë ritmin, të imponohet dhe mbi të gjitha të marrë pikë të arta në atë që quhet fryma e fundit. Mbi të gjitha, këtë edicion ka një hapësirë kohore e cila mund të konsiderohet momenti “Tirana”. Pas minutës së 80-të, […]

LEXO TE PLOTE