Connect with Us

Kukësi bën “bingo” me dy lojtarë, ja kush pritet të shitet në të ardhmen

Sport

Kukësi bën “bingo” me dy lojtarë, ja kush pritet të shitet në të ardhmen

Publikuar

-

Kukësi ka pësuar një mikrorevolucion këtë verë. Është ndryshuar më shumë se gjysma e ekipit, ndërsa vëmendje iu dha jo vetëm uljes së kostove, por edhe afrimit të futbollistëve në moshë të re. Klubi i ka idetë e qarta. Veç trofeve, tashmë kërkon të afirmojë, promovojë dhe shesë.

Kështu prioritet të jashtëzakonshëm këtë sezon kanë Vesel Limaj dhe Valon Ethemi. Mosha e tyre mjaft e re (22 dhe 21 vjeç), lojërat e mira dhe potenciali që zotërojnë, kanë bërë që drejtuesit të kenë plane serioze për ta. Të dy janë kthyer në titullarë fiks, madje janë “kositur” futbollistë të tjerë me nivel për t’u hapur vend në formacion, konkretisht: Donjet Shkodra, Irakli Dzaria, Arbër Çyrbja apo Uilliam Melo.

Te kjo listë e talenteve hyn edhe Edis Maliqi. Mbrojtësi i djathtë konsiderohet si një “xhevahir”. Nga Gavazaj gjithashtu pritet shpërthimi. Këtë strategji e zbuloi drejtori Nderim Nexhipi pak ditë më parë për gazetën: “Për zbulime nuk mund të flasim shumë, pasi kemi shumë lojtarë të rinj, të cilët kanë kualitet dhe që janë në formacion, si Limaj, Ethemi, Maliqi, por të mos harrojmë Abazajn dhe Gavazajn, që janë ende në moshë të vogël. Pres shumë nga këta lojtarë. Limaj, Ethemi dhe Maliqi pres shumë të rriten, sepse kanë kualitet, sidomos Limaj në mesfushë është i jashtëzakonshëm. Shpresoj të rritet më shumë”.

KUKSIANËT

Që prej sezonit 2012-2013, futbollistët nga Kukësi numëroheshin me gishtat e dorës. Rrahman Hallaçi, Ervis Koci, Fatjon Bytyçi e Ardit Peposhi ishin disa nga emrat që kanë luajtur me blutë e veriut. Dy të parët kanë lënë realisht gjurmë. E sidomos kapiteni, për të cilin kuksianët ishin realisht krenarë deri një vit e gjysmë më parë. Por, tashmë ata nuk kanë asnjë lojtar në 11-she.

Gjithsesi, te Kukësi po “lindin” disa talente, të cilët po shihen me vëmendje për vazhdimësinë. Janë vetëm tre futbollistë të rinj kuksianë në 25-shen e ekipit, portieri Jetmir Basha 21 vjeç, mesfushorët Valdrin Hallaçi 18 vjeç e Fluturim Domi po 18 vjeç. Të dy këta të fundit u aktivizuan në ndeshje miqësore kundër formacionit të akademisë “Football Republic”, Domi si titullar e Hallaçi si zëvendësues në pjesën e dytë.

Ata kanë dhënë shenja të mira, ndërsa për portierin Basha pritet që të merret një vendim në merkaton e janarit, i cili ose do huazohet, ose do jetë portieri i dytë i Kukësit. Ai ka të dhëna të mira, ndaj kërkon minuta. Në të kundërt, do bëhet një zgjidhje e pëlqyeshme nga të dyja palët. Është fakt që drejtuesit e Kukësit nuk e kanë lënë të largohet në merkaton e verës, por ardhja e Xhikës ia ka vështirësuar punën.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Champions League/ Interi i shpëton turpit në fund, shënon 45 milionëshi

Publikuar

-

Interi e ka nisur me një barazim 1-1 ndaj Slavia Prague sezonin e ri të Champions League. Një rezultat aspak i mirë për zikaltrit duke ditur që kanë në grup dy klube gjigande si Barcelona dhe Dortmundi.

Përsa i përket ndeshjes, miqtë kaluan të parët në avantazh me golin e Peter Olayinka në minutën e 63′ të takimit. Nigeriani e ka nisur karrierën si profesionist tek ekipi i Bylis në Shqipëri, ku luajti për dy sezone 2012-2014, 18-vjeç në atë kohë.

Më pas u transferua te Skënderbeu aty ku dhe shkëlqeu, ku luajti për dy sezone 2014-2016, më pas u shit te Gent në Belgjikë dhe vazhdoi karrierën në disa klube. Në vitin 2018 u ble nga çekët e Slavia Prague.

Barazimi i ziklatërve ka ardhur në minutat shtesë me golin e shënuar nga Nicolo Barella, futbollisti i transferuar këtë verë për një çmim që do të shkojë rreth 45 milionë euro.

Ndeshja tjetër mes Lyon dhe Zentit u mbyll edhe ajo në shifrat 1-1. /CNA.al


LEXO TE PLOTE

Sport

Tërmet në “San Siro”/ Video: Ish-sulmuesi i Skënderbeut i shënon Interit

Publikuar

-

E pabesueshme ajo që po ndodh në “San Siro”, në ndeshjen mes Interit dhe Slavia Prague.

Miqtë kanë zhbllokuar takimin në minutën e 64 me anë të Peter Olayinka, një emër i njohur në futbollin shqiptar pasi spikati te Skënderbeu dhe më pas u transferua jashtë. Sulmuesi nigerian ka luajtur fillimisht për Bylis në Shqipëri dhe më pas për Skënderbeun, në vitet 2014-2016, ku shkëlqeu edhe në Kupat e Europës.

Edhe pse pozicioni i Olayinka ishte i dyshimtë, arbitri e quajti gol të rregullt, pasi e pa edhe në VAR. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Napoli-Liverpool, Dortmund-Barça/ Formacionet zyrtare, Valverde i beson lojtarit të momentit, Messi…

Publikuar

-

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjeve të darkës në Champions League, ku vëmendja do të jetë në dy supersfida, Napoli-Liverpool dhe Dortmund-Barça.

Në “San Paolo” do të jenë rreth 45 mijë tifozë për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës, Napolin, që do të masë forcat me kampionin në fuqi të Europës, Liverpoolin.

Napoli (4-4-2): Meret; Di Lorenzo, Manolas, Koulibaly, Mario Rui; Callejon, Allan, Fabian Ruiz, Insigne; Mertens, Lozano

Liverpool (4-3-3): Adrian, Alexander Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Milner; Salah, Firmino, Mané

Në Dortmund pritet një ndeshje spektakolare mes verdhezinjve dhe katalanasve. Përsa i përket formacioneve zyrtare, nuk ka asnjë surprizë te Dortmundi, ndërsa te Barcelona, Messi do të jetë në stol. Surpriza e madhe është aktivizimi nga minuta e parë e 16-vjeçarit, Ansu fati, lojtari i momentit.

Dortmund (4-2-3-1): Burki, Hakimi, Akanji, Hummels, Guerreiro, Witsel, Delaney, Hazard, Sancho, Reus, Alcacer.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen, Semedo, Piqué, Lenglet, Alba, Busquets, Arthur, De Jong, Suárez, Griezmann, Ansu Fati

/CNA.al

LEXO TE PLOTE