Connect with Us

Nga Amerika fillojnë parashikimet/ Këto janë 5 kombëtaret favorite për të fituar Euro 2020

Sport

Nga Amerika fillojnë parashikimet/ Këto janë 5 kombëtaret favorite për të fituar Euro 2020

Publikuar

-

Edhe pse faza eliminatore ende nuk ka përfunduar, parashikimet për fituesin Euro 2020 kanë nisur që tani. Kanali televiziv i sportit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ESPN, shikon Francën, si favoritin kryesor për të fituar kompeticionin më të rëndësishëm europian për kombëtare.

Në vend të dytë renditet e Anglia e Southgate, që është në grup me Kosovën në fazën eliminatore. Spanja, që e ka fituar këtë trofe në vitin 2012, renditet e treta. Vendet 4 dhe 5 mbahen nga Gjermania dhe Belgjika me koeficient të njëjtë.

Fituesi në fuqi i Europianit, Portugalia, nuk bën pjesë në ekipet favorite këtë herë , të paktën sipas televizionit amerikan. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Champions, mbyllen pjesët e para/ 6 gola në Salzburg, barazim i bardhë në dy supersfidat e mbrëmjes

Publikuar

-

Janë mbyllur pjesët e para në ndeshjet e darkës në Champions League, ku ndryshe nga sa pritej mungojnë golat në dy supersfidat kryesore, Napoli-Liverpool dhe Borussia Dortmund-Barcelona.

Gjysmëfinalistët e sezonit të kaluar, Ajax, po fitojnë 1-0 ndaj francezëve të Lille. Ndeshja që ka dhuruar më shumë gola deri tani është ajo mes Salzburg dhe Genk, ku austriakët po fitojnë me rezultatin e thellë 5-1.

Rezultatet e plota janë si më poshtë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Interi nuk fitoi dot ndaj ekipit më të lehtë në grup/ 50 mijë tifozë zikaltër reagojnë ashpër

Publikuar

-

Interi nuk shkoi më shumë se një barazim në shifrat 1-1 ndaj Slavia Prague. Djemtë e Conte-s i shpëtuan turpit falë golit të Nicolo Barella në minutat shtesë.

Ky rezultat nuk është pritur aspak mirë nga tifozët vendas, ku rreth 50 mijë zikaltër kanë vërshëllyer futbollistët e Interit ku po dilnin nga fusha, në shenjë pakënaqësie për rezultatin por edhe lojën shumë të dobët.

Me këtë barazim, Interi rrezikon shumë për kualifikimin në fazën tjetër, duke ditur se ka në grup Barcelonën dhe Dortmundin dhe përballja e sotme ndaj çekëve ishte më e lehta për zikaltrit, të paktën në letër. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

Champions League/ Interi i shpëton turpit në fund, shënon 45 milionëshi

Publikuar

-

Interi e ka nisur me një barazim 1-1 ndaj Slavia Prague sezonin e ri të Champions League. Një rezultat aspak i mirë për zikaltrit duke ditur që kanë në grup dy klube gjigande si Barcelona dhe Dortmundi.

Përsa i përket ndeshjes, miqtë kaluan të parët në avantazh me golin e Peter Olayinka në minutën e 63′ të takimit. Nigeriani e ka nisur karrierën si profesionist tek ekipi i Bylis në Shqipëri, ku luajti për dy sezone 2012-2014, 18-vjeç në atë kohë.

Më pas u transferua te Skënderbeu aty ku dhe shkëlqeu, ku luajti për dy sezone 2014-2016, më pas u shit te Gent në Belgjikë dhe vazhdoi karrierën në disa klube. Në vitin 2018 u ble nga çekët e Slavia Prague.

Barazimi i ziklatërve ka ardhur në minutat shtesë me golin e shënuar nga Nicolo Barella, futbollisti i transferuar këtë verë për një çmim që do të shkojë rreth 45 milionë euro.

Ndeshja tjetër mes Lyon dhe Zentit u mbyll edhe ajo në shifrat 1-1. /CNA.al


LEXO TE PLOTE