Connect with Us

Reja: Jemi të favorizuar, Mavraj do ulet në stol ndaj Islandës

BundesLiga

Reja: Jemi të favorizuar, Mavraj do ulet në stol ndaj Islandës

Publikuar

-

Pas humbjes së marrë ndaj Francës me rezultatin 4-1, Kombëtarja e Shqipërisë është në kërkim të 3 pikëve ndaj Islandës. Kuqezinjtë kërkojnë të mbajnë ende të ndezura ato pak shpresa që kanë për kualifikim në Europian.

Në konferencën e sotme në “Tropikal” ka qenë i pranishëm edhe trajneri i Shqipërisë, Reja. Ky i fundit është shprehur se kalendari i favorizon kuqezinjtë për të vazhduar ëndrrën e kualifiikimit, ndërsa Mavraj do i lërë vend Dërmakut ndaj Islandës.

“Kjo skemë 3-5-2 nuk është vetëm mbrojtëse. Me këtë skemë mbrojmë duke kundërsulmuar, për ta mbajtur rivalin larg portës. Nuk jemi perfekt, por që kur erdha kam luajtur me këtë skemë. Kemi bërë mirë ndaj Islandës pasi u kemi dhënë rastin vetëm për një gol, ndërsa edhe me Moldavinë fituam.

Pastaj me Francën është një histori tjetër, pasi ata lojtarë luajnë në nivele shumë të larta. Me 3-5-2 kemi mundësinë të kemi dy sulmues kryesorë dhe të dy krahët e mesfushës duhet të jenë të rrezikshëm. Nëse e vutë re ne kishim 4 lojtarë në sulm, megjithëse nuk u konkretizuan. Pavarësisht sistemit që ne vendosim, mbetet interpretimi i lojtarëve.

Kemi Roshin me detyra më tepër sulmuese dhe moduli u ndryshua në pjesën e dytë. Rezultati ishte vendosur dhe nuk kishte efikasitetin e duhur. Roshi bëri disa inkursione të bukura në krahë. Ndaj Moldavisë kishim Hysaj ka qenë shumë i rrezikshëm, ku shpërdoroi edhe disa raste.

Ndaj Islandës është shumë vendimtare për ëndrrë tonë kualifikimit. Nëse nuk arrijmë të fitojmë, ulen shumë mundësitë. Nëse bëjmë llogaritë paraprake, kemi 3 ndeshje në shtëpi dhe duhet të shfrytëzojmë faktorin fushë.

Nëse ngushtojmë diferencën me ekipet që janë më lartë, na jep shtysë për të vazhduar ëndrrën. Kalendari në favorizon dhe do të kërkojmë të bëjmë pikë edhe jashtë shtëpisë. Nesër do të japim 200% për të marrë fitoren.

Jemi duke bërë vlerësimet tona dhe me formacionin që kemi ne do të ndryshojë 4-5 lojtarë. Mavraj do të zëvendësohet nga Dërmaku. Do t’i jap skuadrës një karakter më sulmues. Do të bëjmë vlerësimet finale për ndryshimet që do të kemi. Me 5 lojtarë të rinjë do t’i japim një freski ekipit

Sa i përket aspektit mbrojtës është më shumë çështje e vëmendjes. Roshi e ka zgjidhur ndeshjen me Moldavinë dhe duhet të jetë sërish në formë. Ulja e Mavrajt është çështje teknike dhe dua t’i jap mundësi të gjithëve për të luajtur. Mavraj është mirë edhe për fizikun e islandezëve, por më duhet të bëj një vlerësim. Është i mirë në lojën në ajër, si edhe Dërmaku. Ne e vlerësojmë Islandën edhe mbi ndeshjen e parë, teksa nuk i toleruam asgjë përveç atij goli. Na duhen lojtarë që janë më mirë në gjendjen fizike dhe më në formë. Islanda është nën potencialin tonë dhe ne duhet të fitojmë. Këtë ide duhet t’ia transmetoj edhe lojtarëve. Trajneri vendoset në diskutim në çdo ndeshje dhe lojtarë cilësorët i kemi. Kemi një marrëveshje të mirë dhe nëse kjo do të jetë ndeshja ime e fundit nëse humbim, duhet të pyesni presidentin”, ka thënë Reja.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Barcelona me fat/ Penalltia e pritur nga Ter Stegen duhej përsëritur, ja pse

Publikuar

-

Barcelona mund ta quajë veten me fat pasi doli me një pikë nga përballja me Dortmundin, sepse mund të kishte dalë edhe pa pikë fare. Në minutën e 57′, Marco Reus kishte mundësinë e artë për të kaluar në avantazh Dortmundin, por penalltia e tij u prit nga Ter Stegen.

Megjithatë, penalltia duhej të përsëritej sepse Ter Stegen del me të dyja këmbët jashtë vijës së tij, ndërkohë që me rregullat e reja të këtij sezoni, njëra këmbë duhet të jetë në vijë.

Edhe pse ky detaj mund t’i ketë shpëtuar arbitrit, duhej të ishte sinjalizuar nga VAR-i, që penalltia duhej përsëritur. Kritikat në rrjetet sociale dhe jo vetëm, kanë qenë të shumta në këtë rast. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Dortmundi dhe Barça ndahen në paqe, falë Ter Stegen/ Ja rezultatet e plota të ndeshjeve të sotme

Publikuar

-

Supersfida e mbrëmjes mes Dortmundit dhe Barcelonës mbyllet në paqe, 0-0. Një ndeshje e bukur, e dominuar totalisht nga vendasit, por heroi i Barcelonës është Marc-Andre ter Stegen.

Portieri gjerman jo vetëm që priti penalltinë e Reus në minutën e 57′, por gjatë gjithë ndeshjes ka qenë protagonist duke ndalur në mënyrë fantastike të gjitha përpjekjet e vendasve për të gjetur golin e avantazhit.

Ashtu siç dhe pritej, Messi e nisi nga stoli këtë ndeshje, u aktivizua në minutën e 60′, por nuk solli ndryshim në lojën e katalanasve. Edhe ndeshja tjetër në këtë grup që u luajt më parë u ndal në barazim, Inter-Slavia Prague 1-1.

Rezultatet e plota të të gjitha ndeshjeve të sotme të Champions League janë si më poshtë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Lajm i hidhur për Bayernin/ Humbet yllin e ekipit për disa javë

Publikuar

-

Sikur të mos mjaftonte barazimi 1-1 në sfidën e djeshme kundër Leipzig, Bayerni ka marrë sot një lajm tjetër të keq. David Alaba do të mungojë disa javë për bavarezët.

Austriaku ka marrë një dëmtim në muskuj para ndeshjes me Leipzig, mirëpo pas analizave të bëra u përcaktua se futbollisti vuan nga një lëndim më serioz nga sa pritej dhe do të mungojë në ndeshjet e ardhshme. Akoma nuk dihet koha se kur mund të kthehet saktësisht në fushë.

Ndeshja e radhës e Bayernit është të mërkuën në Champions League kundër serbëve të Crvena Zvezda, Niko Kovac duhet të bëjë një zgjedhje të vështirë për të zëvendësuar mungesën e Alaba, njërit prej senatorëve të ekipit bavarez. /CNA.al

LEXO TE PLOTE