Connect with Us

Botërori më ndryshoi jetën/ Më parë nuk më njihte njeri, tani vlej 80 milionë euro

BundesLiga

Botërori më ndryshoi jetën/ Më parë nuk më njihte njeri, tani vlej 80 milionë euro

Publikuar

-

Lucas Hernandez ishte padyshim një nga protagonistët kryesorë në triumfin e Francës në Botërorin e vitit 2018, që u mbajt në Rusi. Pasi spikati në Botëror, ndodhi dhe transferimi i bujshëm për 80 milionë euro nga Atl. Madridi te Bayern Munich. Marrëveshja mes palëve u arrit që në shkurt, por transferimi u konkretizua këtë verë.

23-vjeçari ka folur për “Canal Football Club” në lidhje me këtë transferim dhe Botërorin e Rusisë, që në një farë mënyre i ndryshoi jetën.

“Personalisht e konsideroj një transferim të madh. Kisha disa vite në Madrid dhe kërkoja diçka të re, si për sa i përket mentalitetit të lojës ashtu edhe kulturës. Ky transferim u realizua shumë shpejt. Një vit e gjysmë më parë askush nuk më njihte dhe mbi të gjitha askush nuk mendonte se një klub do të shpenzonte 80 milionë euro për të më blerë. Kjo gjë ndodhi realisht. Pas botërorit gjërat ndryshuan për mirë dhe jam i lumtur me atë që kam arritur deri më sot”, u shpreh Hernandez. /CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Barcelona me fat/ Penalltia e pritur nga Ter Stegen duhej përsëritur, ja pse

Publikuar

-

Barcelona mund ta quajë veten me fat pasi doli me një pikë nga përballja me Dortmundin, sepse mund të kishte dalë edhe pa pikë fare. Në minutën e 57′, Marco Reus kishte mundësinë e artë për të kaluar në avantazh Dortmundin, por penalltia e tij u prit nga Ter Stegen.

Megjithatë, penalltia duhej të përsëritej sepse Ter Stegen del me të dyja këmbët jashtë vijës së tij, ndërkohë që me rregullat e reja të këtij sezoni, njëra këmbë duhet të jetë në vijë.

Edhe pse ky detaj mund t’i ketë shpëtuar arbitrit, duhej të ishte sinjalizuar nga VAR-i, që penalltia duhej përsëritur. Kritikat në rrjetet sociale dhe jo vetëm, kanë qenë të shumta në këtë rast. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Dortmundi dhe Barça ndahen në paqe, falë Ter Stegen/ Ja rezultatet e plota të ndeshjeve të sotme

Publikuar

-

Supersfida e mbrëmjes mes Dortmundit dhe Barcelonës mbyllet në paqe, 0-0. Një ndeshje e bukur, e dominuar totalisht nga vendasit, por heroi i Barcelonës është Marc-Andre ter Stegen.

Portieri gjerman jo vetëm që priti penalltinë e Reus në minutën e 57′, por gjatë gjithë ndeshjes ka qenë protagonist duke ndalur në mënyrë fantastike të gjitha përpjekjet e vendasve për të gjetur golin e avantazhit.

Ashtu siç dhe pritej, Messi e nisi nga stoli këtë ndeshje, u aktivizua në minutën e 60′, por nuk solli ndryshim në lojën e katalanasve. Edhe ndeshja tjetër në këtë grup që u luajt më parë u ndal në barazim, Inter-Slavia Prague 1-1.

Rezultatet e plota të të gjitha ndeshjeve të sotme të Champions League janë si më poshtë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Lajm i hidhur për Bayernin/ Humbet yllin e ekipit për disa javë

Publikuar

-

Sikur të mos mjaftonte barazimi 1-1 në sfidën e djeshme kundër Leipzig, Bayerni ka marrë sot një lajm tjetër të keq. David Alaba do të mungojë disa javë për bavarezët.

Austriaku ka marrë një dëmtim në muskuj para ndeshjes me Leipzig, mirëpo pas analizave të bëra u përcaktua se futbollisti vuan nga një lëndim më serioz nga sa pritej dhe do të mungojë në ndeshjet e ardhshme. Akoma nuk dihet koha se kur mund të kthehet saktësisht në fushë.

Ndeshja e radhës e Bayernit është të mërkuën në Champions League kundër serbëve të Crvena Zvezda, Niko Kovac duhet të bëjë një zgjedhje të vështirë për të zëvendësuar mungesën e Alaba, njërit prej senatorëve të ekipit bavarez. /CNA.al

LEXO TE PLOTE