Connect with Us

E pabesueshme/ Ylli Shameti humbet sezonin, Gjilani gjen pasuesin e tij

Sport

E pabesueshme/ Ylli Shameti humbet sezonin, Gjilani gjen pasuesin e tij

Publikuar

-

Lajme aspak të mira vijnë nga infermieria për SC Gjilanin që humbet qendërmbrojtësin e ardhur në këtë afat kalimtar Ylli Shameti për gjithë sezonin e vjeshtës dhe kthehet vitin tjetër.

Sipas Gazeta SHESHI, mbrojtësi 35 vjeçar nga Gjirokastra është operuar të hënën në njërin nga spitalet e Athinës në Greqi në miniskusin e këmbës së tij të majtë, teksa futja nën ‘brisk’ pritet ta lërë atë shumë gjatë jashtë fushave të blerta.

Për të mos humbur kohë ‘kuqebardhët’ e kanë gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij. SC Gjilani ka arritur marrëveshje me ish-mbrojtësin e kombëtares shqiptare Franc Veliu.

Marrëveshjen me gjilanasit e ka konfirmuar edhe vetë mbrojtësi vlonjat në një prononcim për të përditshmen shqiptare “Panorama Sport”. Prezantimi i Veliut në fanellën ‘kuqebardh’ mund të ndodhe qysh në ditën e enjte.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kukësi reagon për tërheqjen e Safet Gjicit: Mbetet president nderi, ja kush do e drejtojë tani klubin

Publikuar

-

Nga

Deklarata e sotme e Safet Gjicit se nuk është më pjesë e strukturave drejtuese të klubit verilindor, ka krijuar jo pak dyshime mbi atë që tashmë është zyrtarisht drejtuesi i ri i klubit. Dilemat janë zgjidhur nga verilindorët, të cilët nëpërmjet një deklarate, vetëm kanë sqaruar se tashmë Safet Gjici ishte vetëm një “president nderi”. […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Orges Shehi jep gjen zgjidhjen: Ja çfarë duhet të bëjnë ekipet e Superligës në këtë merkato janari

Publikuar

-

Nga

I ftuar në studion e emisionit “Sport News Plus”, të moderatores Daljana Sejdia, në televizionin “News 24”, ish-trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, foli në lidhje me lëvizjet që kanë bërë klubet e Superiores në merkaton e janarit, duke u shprehur: “Klubet në janar nuk mund të gjejnë lojtar cilësor. Ndonjë klub i mirë, mund ta […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Fitore e vuajtur për Barcelonën, goli i Messit duhet shijuar disa herë

Publikuar

-

Barcelona mori një fitore të vujatur 1-0 ndaj Granada-s në “Camp Nou”, për javën e 20-të të La Ligës. Quique Setien e nis kështu me këmbë të mbarë aventurën te katalanasit. Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 75′, pas një aksioni perfekt të katalanasve dhe finalizimit të bukur të Leo Messit. […]

LEXO TE PLOTE