Connect with Us

Komentatori i njohur i hedh “benzinë zjarrit”/ Unë nuk e dua kombëtaren shqiptare, dua vetëm atë të Kosovës

Kombëtare

Komentatori i njohur i hedh “benzinë zjarrit”/ Unë nuk e dua kombëtaren shqiptare, dua vetëm atë të Kosovës

Publikuar

-

Në prag të ndeshjeve eliminatore ku Shqipëria do të presë Islandën dhe Kosova do të luajë në Angli, komentatori i njohur Andin Lokaj, ka bërë një deklaratë që do të ngjallë shumë debate.

“Unë nuk e dua Shqipërinë o vlla, e dua Kosovën. Këto janë sene të babadimrit. Kosova e ka kombëtaren e vet, e ka shtetin e vet dhe e ka flamurin e vet”, u shpreh Lokaj, në një emision në RTK.

Që nga momenti kur Kosova krijoi përfaqësuesen e saj dhe u njoh zyrtarisht nga UEFA dhe FIFA, ka pasur debate të mëdha mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës në lidhje me dy kombëtaret e futbollit, ku disa prej tyre kërkojnë një Kombëtare të madhe të përbashkët, e disa të tjerë janë pro dy kombëtareve, Shqipëria të vetën dhe Kosova të vetën.

Po sikur të mos mjaftonin debatet e vazhdueshme mes tifozëve, një personazh publik si Andin Lokaj i hedh “benzinë zjarrit” me deklaratën e tij për një çështje kaq të debatuar. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Berisha: Hysaj më i vështiri, si na ndryshoi jetën Koronavirusi

Publikuar

-

Nga

Profili në “Instagram” apo çdo rrjet social është shpesh treguesi kryesor për shumëçka nga jeta e secilit prej nesh. Po të futesh te llogaria e Etrit Berishës në “Instagram”, ka një oktapod. E pikërisht, si një i tillë mbase në fushë shqiptari është jo me dy, por shumë tentakula që i kanë mjaftuar për ta […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Barcelona nuk e lejoi Labinot Kabashin të luante për Kosovën

Publikuar

-

Nga

Labinot Kabashi ishte ftuar te Kombëtarja e Kosovës si 16 vjeçar. Ai është pjesë e Barcelonës dhe llogaritet si njëri nga yjet e ardhshëm të klubit katalunas. Albert Bunjaki e kishte ftuar Kabashin, kur ky ishte vetëm 16 vjeçar. Labi kishte shkëlqyer në stërvitjet te Kosova dhe ish-trajneri i Dardanëve dëshironte ta inkuadronte të paktën […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtaren shqiptare e refuzoi, Besnik Hasi: Mund të drejtoj Kosovën

Publikuar

-

Nga

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Besnik Hasi nuk e ka përjashtuar mundësinë që në një ta ardhme ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës. Në një intervistë dhënë emisionit sportiv të KTV “Sporti Total”, ish-trajneri i Anderlehti, Olimpiakosit, Legias, etj, ka vlerësuar lartë ngritjen e Kosovës dhe beson se ka një të ardhme të ndritur. “Me Kosovën […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: