Connect with Us

Michael Schumacher shtrohet në spital në Paris/ Regjistrohet me emër tjetër

Sport

Michael Schumacher shtrohet në spital në Paris/ Regjistrohet me emër tjetër

Publikuar

-

Piloti gjerman Michael Schumacher ka mbërritur ditën e hënë në Paris, ku është shtruar në spitalin “Georges Pompidou”. 7 herë kampioni i botës në Formula 1 pritet të qëndrojë disa ditë në kryeqytetin francez, pasi do të kryejë një transplant me qelizat mëmë, të cilat do të merren nga placenta.

E përditshmja franceze “Le Parisien” bën me dije se në spital nuk është regjistruar asnjë pacient me emrin Michael Schumacher dhe si ai ndodhet aty i shtruar me një emër të rremë. Gjermani ka mbërritur me një autoambulancë me targa zvicerane dhe është shtruar menjëherë në repartin e reanimacionit kirurgjik dhe traumatologjik.

Hyrja aty është e pamundur dhe çdo gjë që ndodh në atë repart është sekret. Këtë transplant në shtyllën kurrizore po e kryen doktori Philippe Menasche. Ai konsiderohet si “numri 1 në botë në këtë terapi të aplikuar nga pamjaftueshmëria kardiake. Mësohet se doktori është i bindur që kjo ndërhyrje me qeliza që do të bëjë në trupin e Schumacher do të japë rezultat pozitiv.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kryesojnë me meritë kampionatin, ja 17 motivet pse Tirana po bën ligjin në Superligë

Publikuar

-

Nga

Kur Tirana shkarkoi Julian Ahmatajn, diskutimi ishte nëse do të mund të shmangte apo jo vendin e “play off”-it. Askush nuk e kishte menduar se do të bënin një fazë të tërë pa humbje dhe tani në këtë periudhë të kampionatit do t’i shikonin të gjithë nga lart. Bardheblutë kryesojnë me meritë tabelën e klasifikimit, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Statistikat e frikshme, Tirana është super pas minutës së 80-të

Publikuar

-

Nga

Përgatitja fizike e një skuadre vlerësohet sidomos në minutat e fundit, kur arrin që të ruajë ritmin, të imponohet dhe mbi të gjitha të marrë pikë të arta në atë që quhet fryma e fundit. Mbi të gjitha, këtë edicion ka një hapësirë kohore e cila mund të konsiderohet momenti “Tirana”. Pas minutës së 80-të, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

VIDEO EPIKE/ Futbollisti fut 2 topa në fushë për të ndalur kundërshtarin, por shikoni çfarë i ndodh

Publikuar

-

Nga

Një episod qesharak vjen nga kampionati maqedonas. Bëhet fjalë për ndeshjen e luajtur mes Makedonija GP dhe Akademija Pandev, që ka përfunduar në shifrat 1-0. Gjatë një aksioni për skuadrën e Akademija Pandev lojtari kundërshtar ka zgjedhur një mënyrë të çuditshme për të ndalur futbollistin. Për t’i larguar topin nga këmbët ka përdorur një tjetër […]

LEXO TE PLOTE