Connect with Us

Reja: Nuk e mendoj kontratën, ja kush më kënaqi sonte

Kombëtare

Reja: Nuk e mendoj kontratën, ja kush më kënaqi sonte

Publikuar

-

Trajneri i Kombëtares, Edi Reja, foli për mikrofonin e “Supersport” pas fitores me Islandën, ku u duk i kënaqur me fitoren, por për të nuk është arritur asgjë. Ai shprehet se gabimet e pjesës së dytë nuk duhet t’i dhurojnë më gola kundërshtarit, ndërsa thotë edhe se kontrata nuk e shqetëson.

A pati një lloj paniku në mbrojtje?

Më bëhet qejfi që kemi fituar ndeshjen, por më vjen keq që kemi pësuar gola që mund të evitoheshin. Hymë në pjesën e dytë të përgjumur, dhe i dhamë një gol të shpejtë Islandës. Duke qenë se janë të fortë nga gjendja fizike, prisja që të dominonin. Por, ndodhi e kundërta dhe arritëm këtë rezultat.

Ndryshimet në formacion…

Me formacionin çunat më kënaqën të gjithë. Kemi një mesfushë teknike, Memushaj, Bare dhe Gjasula, që bëri rolin e digës. Gjetëm forca të reja, dhe lojtarë që mund të na japin për të ardhmen. Edhe në ndeshjen e parë me Islandën bëmë një takim të mirë, dhe nuk meritonim të humbnim.

Sa e ndihmon kjo fitore për të fituar besim?

Skuadra po rritet. Kjo fitore na ndihmon. E vërtetë që ajo që ndodhi në fillim të pjesës së dytë nuk duhet të ndodhë më. Duhet të dyfishojmë sforcot kur jemi në avantazh. Jo gjithmonë fati do jetë me ne.

A është kjo fitore pjesë e ambicies për të drejtuar ekipin edhe pas këtyre eliminatoreve?

Për mua nuk është problem kontrate. Nëse gjejmë akordin, mund të vazhdoj, por edhe mund të kthehem në shtëpi duke bërë akoma më mirë. Më pëlqen klima e grupit, dua ta rris akoma nivelin. Sot nuk kemi bërë asgjë. Morëm një fitore të madhe, por duhet të shohim të ardhmen. Kemi dy ndeshje në transfertë, duhet të marrim pikë dhe atje, të jemi të kënaqur.

Duhet të rregullojmë diçka në krahun e majtë të mbrojtjes…

Nga krahu i majtë kishim probleme. Gjimshiti ishte i dëmtuar, por nuk e kuptuam. Edhe Hysaj ishte i dëmtuar. Nuk e dija edhe nëse Bare e Memushaj do luanin 90 minuta. Por, ata që u futën në pjesën e dytë më dhanë kënaqësi. Abrashi në të djathtë më kënaqi, edhe Veseli bëri ndeshje të mirë në ato minuta që luajti. Kënaqem sepse ekipi ka shpirtin e grupit. Këto gjëra duhen për të vijuar.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Pak ditë më parë u largua nga Kombëtarja/ Migjen Basha befason me klubin e ri

Publikuar

-

Migjen Basha nuk po kalon një periudhë të artë te skuadra e Arisit të Selanikut. Mesfushori shqiptar nuk ka qenë pjesë e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri skuadrës për tre ndeshjet e fundit, ndërsa në mediat greke qarkullon lajmi se për 32-vjeçarin ka një ofertë nga Kontinenti i largët, konkretisht në Australi.

Emri i klubit që kërkon shërbimet e Bashës nuk bëhet i ditur, ndërsa duke parë situatën në lidhje me aktivizimin te skuadra e Arisit, Basha mund të jetë duke e konsideruar si mundësi.

Ndërkaq, pak kohë më parë, mesfushori njoftoi edhe tërheqjen nga Kombëtarja, teksa u shpreh se ka ardhur momenti për t’i lënë më shumë hapësira të rinjve.

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Roshi nuk i ndahet golave/ Video: Mesfushori kuqezi hesht stadiumin në Rusi

Publikuar

-

Pasi ishte një nga më të mirët në fushë dhe autor i një goli në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Islandës, Odise Roshi rigjen sërish golin, por këtë herë në kampionatin rus.

Mesfushori shqiptar ka shënuar nga pika e bardhë e penalltisë për Akhmat Grozny në ndeshjen që po luhet aktualisht ndaj Rostov, në fushën e këtyre të fundit.

28-vjeçari shqiptar u tregua shumë i qetë, pavarësisht vërshëllimave të tifozëve vendas dhe dërgoi topin në rrjetë, duke heshtur stadiumin. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Shkon të besh trajnerin, por nuk qëndron dot në këmbë”/ Reja flet për fëmijërinë, karrierën, De Biasin si dhe rrëzimin e famshëm

Publikuar

-

Trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja, ishte këtë të shtunë në “Jo Vetëm Modë” me një intervistë të gjatë, ku foli për karrirën e tij, por edhe për një moment të sikletshëm kur u bë trajner i Kombëtares Shqiptare.

“Të gjithë u tallen me mua….Shkon të besh trajnerin, dhe nuk qëndron dot në këmbe për vete”, tha Reja me shaka.

Orinda Huta: Kthehemi shumë kohë më parë, në fëmijërinë tuaj. Me flisni për familjen tuaj..?

Reja: Kur isha 6-7 vjeç, për Krishtlindje shkruhej letra e dëshirave për Babagjyshin. Ime me më blinte bluza, këpucë, gjera të cilat s’më interesonin. Unë shkruaja gjithmonë: “Nuk dua asgjë, dua vetëm një top futbolli”. Nuk ma bleu kurrë.

Prindërit e mi merreshin me agrikulturë, pasi prodhonin verë. Dhe nga unë, si fëmijë i vetëm, prisnin që kur të rritesha do ta merrja në dore kultivimin.

Kur isha 16, provova për herë të parë me Juventusin, më pas me ekipin SPAL, i cili më përzgjodhi menjëherë. Unë munda të falsifikoj firmën e tim ati, por kur erdhi thirrja për grumbullim ekipi, me tha: “Nuk do shkosh, do rrish në shtëpi.”

Dhe unë ia ktheva: “E bëjmë kështu. Më lejo ta provoj një vit. Nëse nuk më ecën, do të kthehem në shtëpi.”

Unë ndërkohë luaja me skuadrën e dytë, me të cilën fituam kampionatin italian. Vitin e ardhshëm, me vjen thirrja për t’u bërë pjese e ekipit të parë SPAL. Ishim unë dhe Capello, i cili është miku im prej një jetë tashmë.

Kur ia them këtë tim ati, ai sigurisht u zhgënjye tej mase, por unë isha shumë i lumtur.

Sapo kisha mbushur 18-vjeç. Mbeteshin edhe vetëm dy ndeshje vendimtare nëse do të ngjiteshim në seri, ose do të zbrisnim.

Humbëm 1 me 0. Ç’është me e keqja: unë bëra autogol. Të nesërmen, kryetitujt neper gazeta lexonin: “Reja fajtor për rënien e SPAL.”

Por, presidenti më dha zemër. Me tha: “Bërë një lojë të mirë”. Vitin e ardhshëm, u bëra titullar bashkë me Capello-n.

Orinda Huta: Cili ka qenë njeriu që e shënjoi më së shumti fëmijërinë tënde?

Reja: Mamaja ime. Ajo kujdesej për mua në çdo aspekt. Kurse im atë, ishte disi me i prirur drejt biznesit.

Orinda Huta: Cili është mësimi më i vyer që babai yt të ka dhënë për jetën?

Reja: Më ka mësuar të kem karakter dhe të sakrifikoj. Unë ndiqja shkollën dhe gjatë tre muajve të verës, punoja. Kam punuar elektricist, bojaxhi, në shtëpinë time nuk hyn kurrë asnjë punëtor, sepse i rregulloj vetë të gjitha.

Orinda Huta: Nëse nuk do te kishit zgjedhur të vijonit karrierën si futbollist e më pas trajner, cili është pasioni të cilit mendon se do i ishe dedikuar?

Reja: Do të kisha zgjeruar kultivarët për të prodhuar verë.

Më pëlqen vera, e shijoj dhe kam filluar të jem njohës përherë e me i mirë i verërave.

Orinda Huta: Cila është periudha me e vështire që ke përjetuar gjatë karrierës si futbollist?

Reja: Isha 24- 25 vjeç, duhet të shkoja tek Milani. Nuk kam qenë lojtar me dhunti speciale në aspektin teknik, por kisha një fizik shumë të fortë. Mirëpo, më ndodhen dy dëmtime dhe ndryshe nga tani, të dëmtoje meniskun asokohe, quheshe praktikisht i mbaruar si lojtar. Por unë munda ta marr veten dhe te vazhdoj lojën, prej fizikut të fortë. Dëmtimet ma kushtëzuan shume karrierën.

Orinda Huta: Përse vendose ta lije lojën?

Reja: Kur nisa isha 18 vjeç. Kur arrita të 30-at, njerëzit me thonin se isha i moshuar për këtë lojë. Tani, në këtë moshë lojtaret piqen kurse asokohe, 30 do të thoshte fund i karrierës.

Orinda Huta: Cila ka qene periudha me e bukur për ju si trajner?

Reja: Ka qenë ajo me Napolin. Edhe tani, kur kthehem në Napoli, më presin në aeroport, me perqafojnë. Kjo sepse gjatë kohës kur isha trajner, ekipit iu kthye dinjiteti.

Për ta, të qëndronin në serine C ishte një zhgënjim. Të ktheheshin në serine A, ishte për ta si të fitonin kampionatin.

Kur isha 58 vjeç, pas një përvoje me Genova-n, vendosa ta ndërpres karrierën si trajner. Por, me telefonon Acellino, sot president i Brescia-s, asokohe drejtonte Cagliari-n.

I thashë: “Jo, e kam lënë”. Por, kur shikoj skuadrën, pjesë e se cilës ishte Zola, i madhi Gianfranco Zola, thashë: “Kjo skuadër premton shumë”. Fituam një kampionat!

Orinda Huta: Perveç ekipeve të cilat i keni trajnuar, për cilin ekip bëni tifo?

Reja: Për Udinese-n. Kur isha i vogël, 2 ose 3, i kërkoja gjithmonë babait të shkonim në stadium ta shikonim. Dhe ndonjëherë, me çonte.

Orinda Huta: Përse zgjodhët Shqipërinë? Kush ju ftoi të trajnonit Shqiperinë?

Reja: Me Igli Taren kam punuar 4 vite tek Lazio. Kemi një marrëdhënie miqësie të veçantë. Më telefonon dhe me thotë: “Shqipëria nuk e ka ndërruar ende trajnerin. Megjithatë, ka një situate pakënaqësie sa i takon rezultateve, mendon se do ishe i gatshëm të shkoje?”

Unë i thashë jo, sepse e kisha mbyllur. Igli me foli fjalë shumë të mira dhe me shtyu ta rimendoj.

Me pas me telefonoi Duka dhe ramë dakord. Nuk kam punuar kurrë për para, kam dashur gjithmonë projektin që më është ofruar.

Orinda Huta: Po përpara, kishe qenë në Shqipëri?

Reja: Po, me Napolin, mos gaboj në 2005-ën apo 2006-ën. Ndaluam në Tirane dhe të nesërmen shkuam në Shkodër ku do të zhvillohej ndeshja. Por Tirana s’kishte lidhje me kryeqytetin e sotëm. Është shndërruar në mënyrë të jashtëzakonshme.

Orinda Huta: Po ndonjë fjalë shqip, e ke mësuar?

Reja:Jo, jo…

Orinda Huta: Akoma?!

Reja: E di cili është problemi? Këtu të gjithë flasin italisht!

Orinda Huta: A do merrje nënshtetësi shqiptare si…

Reja:…si De Biasi? Sikur! Do ishte bukur sepse ai bëri histori. Ai qëndroi 5 vite, unë nuk e di nëdo t’ia dal. Do të më pelqente shumë, por qëndrimi jonë varet direkt nga rezultati.

Orinda Huta: Momenti i rrëzimit… Nga 1-shi tek dhjeta, sa i sikletshëm ishte? Dhe si e komentuan shokët?

Reja:(Me nenqeshje) Mos e pyet më mirë. “Shkon të besh trajnerin, dhe nuk qëndron dot në këmbe për vete” (qeshin). Të gjithë u tallen me mua. Problemi qe se mbulesa ishte më e gjatë se ç’duhej. Siç ngrihem nga karrigia, bishti i mbulesës bëri që të me shkiste këmba. Thashë: “Dikush më ka vendosur kurth”.

*Marrë te Klan.al

LEXO TE PLOTE