Connect with Us

Super goditje e Skënderbeut, merr kapitenin e Maqedonisë së Veriut

Sport

Super goditje e Skënderbeut, merr kapitenin e Maqedonisë së Veriut

Publikuar

-

Skënderbeu ka zyrtarizuar një transferim të ri në skuadër, duke marrë në gjirin e tij mesfushorin 18-vjeçar Agon Elezin. Ky i fundit ishte pjesë e të rinjëve të Caenit dhe përfaqëson të rinjtë e Maqedonisë së Veriut, madje duke marrë edhe shiritin e kapitenit te U-19 e këtyre të fundit.

Një futbollist që i sjell më tepër cilësi grupit të lojtarëve që drejtohen nga trajneri Ilir Daja. Faktikisht Agon Elezi u vendos para disa kohësh në qendër të kritikave në përfundim të ndeshjes mes Maqedonisë së Veriut U-19 dhe Shqipërisë U-19.

Rezultati do të mbyllej me rezultatin 2-1 në favor të Maqedonisë së Veriut me golin e fitores që erdhi nga Elezi. Në fund do të postohej edhe një foto me festën e madhe për fitoren e arritur ndaj Shqipërisë U-19, por nuk do të mungonte edhe sqarimi nga ana e vetë futbollistit:

“Ne jemi profesionist dhe unë nuk jam gëzuar për faktin që i shënova Shqipërisë, por për faktin që kam shënuar gol. Kjo do të jetë mirë për karrierën timë në vijim. Jam ndjerë shumë keq që i shënova Shqipërisë dhe ju betohem për këtë. Pas lojës jemi ndarë miqësisht me gjithë lojtarët e Shqipërisë dhe me disa nga ta jam bërë shok. Me Armando Brojan e Chelseat shkojmë shumë mirë. Por edhe me trajnerin e nderuar Nevil Dede, u përqafuam pas lojës dhe patëm një bisedë të këndshme.

Në ndeshjen e parë në Korçë, publiku po na ofendonte shumë dhe lojtarët maqedonas mundoheshin të ktheheshin nga tribuna dhe t’i shajnë. Isha unë ai që nuk i lejoja duke thënë: “Mos e shani Shqipërinë”. Si kapiten që isha, nuk e lejoja të shahej Shqipëria. Jo vetëm Shqipëria, por asnjë shtet tjetër. Ne jemi profesionist dhe vetëm duhet të luajmë në fushë”, do të shprehej Elezi. /Sport Ekspres/

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Nuk ka dyshime/ Ronaldo tregon futbollistin më të mirë në histori

Publikuar

-

Cristiano Ronaldo nuk ka dyshime se kush është futbollisti më i mirë në histori. Ylli portugez gjatë intervistës për Piers Morgan, ka thënë se e konsideron veten si futbollistin më të mirë në histori.

“Për mua, unë jam numri një në histori, por për disa tifozë, numri një është dikush tjetër dhe unë jam i dyti, nuk ka rëndësi. Unë e di se jam në historinë e futbollit si një nga futbollistët më të mëdhenj. Statistikat nuk gënjejnë, unë nuk i ndjek rekordet, rekordet më ndjekin mua”, u shpreh 34-vjeçari. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sport

E nisi nga Ballshi 7 vite më parë me vetëm 800 euro/ Historia e sulmuesit që shtangu Interin

Publikuar

-

Edhe pse Interi ishte super favorit, të paktën në letër, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj çekëve të Slavia Prague. Miqtë shënuan të parët falë Peter Olayinka dhe më pas erdhi barazimi në fund me golin e Barella-s. Por, le të ndalemi pak tek ky emër Peter Olayinka. Ju duket i dëgjuar? Sigurisht, sepse sulmuesi nigerian e ka nisur karrierën në Shqipëri, tek ekipi i Bylis. Por cila është historia e tij, e sulmuesit që shtangu mbi 70 mijë tifozë zikaltër në “San Siro”?

Peter, siç e thërrisnin në Shqipëri, mbërriti në Ballsh me një rrogë shumë të ulët, thuajse 800 euro në muaj, ndërsa ishte tepër i ri. Madje, duke qenë nën moshë, Bylis u detyrua që ta huazonte për të mos u gjobitur. Peter luajti në Qipron Veriore për një sezon. Dy sezone në Ballsh, mes të rinjve dhe ekipit të parë, për t’u kthyer një bomber dhe për të rënë në sy.

Balshiotët “e peshkuan” në Nigeri, te 36 Lion FC, duke mos paguar asnjë qindarkë, edhe pse ishte minoren! Arsyeja se pse u huazua 1 vit në Qipron Veriore ishte pikërisht për t’i shpëtuar gjobës. Skënderbeu do të arrinte t’ia rrëmbente presidentit Kapllanaj për vetëm 30 mijë euro dhe bonuse, ndërsa pas vetëm dy sezonesh në Korçë, ku fitoi edhe titullin kampion dhe realizoi 16 gola në kampionat, do të vinte super shitja te Gent, në Belgjikë, për thuajse 1 mln euro.

Nga aty, disa huazime në Çeki te Dukla Prague dhe në Belgjikë te Zulte Waregen. Më pas, transferimi përfundimtar për thuajse 3 mln euro te Slavia Praga, aty ku luan prej vitit 2018…

Një ëndërr e nisur në Ballsh me 800 euro në muaj dhe që vazhdon në “San Siro”, Champions League, me gol ndaj Interit!

*Marrë te Telesport.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Më i bukur seksi me Georgina-n apo goli me roveshiatë kundër Juventusit?/ Ronaldo nuk ka dilema, zgjedh…

Publikuar

-

Në një intervistë të fundit për gazetarin Piers Morgan, Cristiano Ronaldo ka folur gjatë për karrierën e tij, për babain që nuk jeton më, sukseset e arritura, rivaliteti me Messin, por nuk ka ngurruar t’u përgjigjet edhe pyetjeve të tjera disi më “thumbuese”.

Morgan e pyeti portugezin, nëse goli me roveshiatë që shënoi kundër Juventusit kur luante me Realin ishte më mirë se eksperiencat në shtrat me Georgina-n?! Ronaldo nuk pati fare dyshime dhe zgjodhi të dashurën e tij.

“Mënyra se si e realizova, ndaj Buffon, në një ndeshje në Champions League, e bëjnë atë një gol të bukur. E kam provuar të shënoj një gol të ngjashëm për shumë, shumë vite. Kam shënuar, por nuk e kisha bërë këtë. Më në fund realizova me roveshatë dhe bëra realitet fiksimin tim të vjetër, por ai gol nuk është më i mirë në krahasim me eksperiencat në shtrat me Georgina-n time”, u shpreh Ronaldo. /CNA.al

LEXO TE PLOTE