Connect with Us

Trajneri i Kosovës i tërbon anglezët me deklaratën e tij në konferencë për shtyp

Kombëtare

Trajneri i Kosovës i tërbon anglezët me deklaratën e tij në konferencë për shtyp

Publikuar

-

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Shaland, nuk fsheh se që nga momenti kur ka mbërritur ai në Prishtinë, sulm gjëra kanë ndryshuar në aspektin pozitiv. Më i fundit është ai i organizimit të ndeshjeve, ku për shembull udhëtimi nga Prishtina drejt Sauthempton është organizuar me çarter e jo me avionë linje siç ndodhte zakonisht.

“Ishim mësuar ta kalonim një ditë të tërë në ajër apo duke pritur në tranzit. Por tani ekipi fluturon me çarter. Federata ka kuptuar se i duhet dhënë prioritet maksimal riaftësimit të futbollistëve”, shpjegoi ai për mediat, duke pranuar se këtë herë ekipi ka pasur edhe më pak kohë në dispozicion se zakonisht pasi festa për fitoren ndaj Republikës Çeke, ka zgjatur pak më shumë sesa mendonte. “Hoteli që kemi në Prishtinë nuk është i gjithi në dispozicionin tonë. Nuk e kyçim dot. Edhe familjarët e lojtarëve akomodohen aty. Ndaj logjikisht u zhvillua një festë e vogël aty pas ndeshjes”, theksoi ai.

Por sigurisht, parësore mbetet loja e cila është bërë më e sigurt në mbrojtje e më agresive në sulm. Megjithatë, Shaland paralajmëroi se në ndeshjen me Anglinë duhet të ketë kujdes pasi përballë janë rivalë të cilët shquhet edhe për simulime. “Nuk do të ndërtoj një skuadër që vetëm mbrohet. Nëse portieri Pikford do të ketë topin, do të kemi 3 lojtarë në zonë që ta detyrojmë ta shkelmojë. Topi mbërrin te Sterling, ne e prekim pak – ping! Penallti.

Më vonë, Kejn ka topin. Një nga mbrojtësit tanë përplaset lehtë me të. Ping! Penallti. Kështu ndodhi ndaj Bullgarisë. Dy prekje të lehta, dy penallti të dyshimta,. Duhet ta parandalojmë një gjë të tillë” theksoi Shaland i cili është i qetë sido që të shkojnë gjërat. “Kemi edhe play-off të Ligës së Kombeve, aty mund të kualifikohemi me skuadra ndaj të cilave luajmë në kushte të barabarta”. /vipsport.al/

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Sot do ishte duke luajtur në La Liga, nuk do ta besoni çfarë i ka ndodhur Myrto Uzunit

Publikuar

-

Nga

Myrto Uzuni është duke kaluar një formë të shkëlqyer te skuadra e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci. Talenti beratas gjeti rrugën e rrjetës edhe në sfidën e kësaj jave. Në një lidhje direkte për emisionin “Zona Gol”, talenti i Kombëtares, foli në lidhje me prapaskenat e merkatos së janarit duke u shprehur: “Unë jam tifoz […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

VIDEO/ Sadiku dhe Bare dhurojnë spektakël te Malaga, bomberi “arkitekt” i triumfit të sotëm

Publikuar

-

Nga

Ndeshja e sotme e Malagas së Armando Sadikut dhe Keidi Bares ka qenë shumë e veçantë. Për herë të parë pas shumë vitesh, klubi nuk është më nën drejtimin e sheikut Al Thani, pasi një gjykatë administrative i ka hequr atij drejtimin për shkak të mospërmbushjes së detyrimeve financiare ndaj klubit që tani ka kaluar […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Realizoi supergol, shikoni çfarë shkruajnë mediat skoceze për Kamberin

Publikuar

-

Nga

Florian Kamberi mori lëvdatat e mediave skoceze për paraqitjen e sotme kundër Sent Xhonstounit në kampionatin skocez. Sulmuesi shqiptari u shpall “Lojtari i ndeshjes” së sotme ku realizoi një gol me gjysmëroveshatë 4 minuta pasi u hodh në fushë dhe asistoi golin e barazimit të skuadrës së tij Glasgou Rejnxhërs.   Për paraqitjen e sotme […]

LEXO TE PLOTE