Connect with Us

Tronditet Skënderbeu, Radas i çon korçarët në FIFA

Sport

Tronditet Skënderbeu, Radas i çon korçarët në FIFA

Publikuar

-

Skënderbeu nuk gjen rehat. Sikur të mos mjaftonte situata e vështirë që ka krijuar vendimi i dhënë nga KAS-i, klubi duhet të llogaritë edhe… gjyqet. Në momentet që flasim, një pjesë e mirë e futbollistëve të cilët kanë qenë pjesë e bardhekuqve në sezonin 2017-2018, kohë kur bënë edhe historinë në Europë, kanë hapur çështje gjyqësore ndaj klubit. Shkaku është i qartë: kanë detyrime të vjetra të pamarra.

Disa i janë drejtuar Dhomës së Zgjidhjes së Konflikteve në FSHF, ndërsa të tjerë kanë përfunduar deri në FIFA. I tillë është rasti i ish-kapitenit të Skënderbeut në sezonin e fundit.

Mbrojtësi ka vendosur që të mos presë më dhe kërkon që të marrë pagat e prapambetura. Ai ka vendosur që të ankimojë në instancat kompetente. Burime të sigurta pranë lojtarit bëjnë me dije se kroati kërkon t’i mbyllet plotësisht detyrimi i prapambetur.

Vetë Marko Radas nuk ka pranuar të japë shumë detaje në lidhje me këtë histori, ndonëse u kontaktua nga gazeta. E megjithatë, “Panorama Sport” mëson se çështja tashmë ka nisur dhe klubi duhet të shlyejë detyrimin kundrejt lojtarit. Pagat për të cilat bëhet fjalë, janë disa të vitit kur Skënderbeu fitoi gjithçka në Shqipëri dhe u përfaqësua denjësisht në Europë, por edhe disa të sezonit që kaloi. Flitet për 3-4 rroga, por mbetet e pakonfirmuar.

FRIKA

Çështjet e ngritura kundër klubit bardhekuq janë shtuar që pas momentit kur KAS la në fuqi vendimin e UEFA-s. Me pezullimin 10- vjeçar dhe gjobën prej 1 milion eurosh, situata është vështirësuar. Duke pasur drojë për një falimentim të mundshëm të Skënderbeut, “frika” te futbollistët është shtuar.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Vjen oferta e bujshme për Florian Kamberin, ja ku pritet të transferohet sulmuesi shqiptar

Publikuar

-

Nga

Skuadra e Leç Poznan nuk heq dorë lehtë nga Florian Kamberi. Klubi polak pak ditë më parë bëri një ofertë për sulmuesin më të ri të përfaqësueses shqiptare i cili aktivizohet me Hibernian në kampionatin skocez, por duke marrë një refuzim. Megjithatë, duket se polakët insistojnë për futbollistin dhe sipas mediave skoceze, kanë bërë gati […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Tirana pret në shtëpi Bylisin, ja sa kushtojnë biletat

Publikuar

-

Nga

Tirana po organizon përgatitjet për takimin e parë të këtij viti në kampionatin shqiptar, të cilin e hap në një përballje tepër të vështirë me Bylisin ditën e mërkurë në orën 17:00. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, klubi bardheblu njofton tifozët e vet për blerjen e biletave për këtë takim me rëndësi. Sipas planit, çmimi […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Rikthehet kampionati, zbulohet arsyeja pse nuk duhet të fillonte pikërisht tani

Publikuar

-

Nga

Më 21 janar, ditë e martë, ora 14:00, nis zyrtarisht pjesa e dytë e sezonit në Kategorinë Superiore. Kampionati vazhdon në javën e 18-të, e cila do të luhet në dy ditë, që përmbyll fazën e dytë. Vllaznia -Flamurtari ngre siparin për 2020-ën, por axhenda e rifillimit përbën një nonsens për kushtet në vend. Pas […]

LEXO TE PLOTE