Connect with Us

Zbulohet prapaskena/ Klopp e këshilloi Coutinhon të transferohej te Bayerni, ja pse

BundesLiga

Zbulohet prapaskena/ Klopp e këshilloi Coutinhon të transferohej te Bayerni, ja pse

Publikuar

-

Një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos verore ishte padyshim dhe ajo e Philippe Coutinho nga Barcelona te Bayern Munich. Braziliani është huazuar me të drejtë blerje në fund të sezonit. Edhe pse u përfol për një rikthim te Liverpooli, në të vërtetë ka qenë trajneri i të kuqve, Jurgen Klopp, që e ka këshilluar Coutinhon të zgjedhë Bayernin.

Në një intervistë për gjermanen “Bild”, Klopp u shpreh “Unë kam folur me të dhe i thashë që Bayerni do të ishte lëvizje e duhur për të. Aty do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij të vërteta, që për shumë arsye nuk arriti dot ti tregonte te Barcelona. Më vjen keq për Dortmundin, sepse Bayerni është përforcuar akoma dhe më shumë me ardhjen e Coutinhos. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

BundesLiga

Champions: Interi mbetet me “gisht në gojë”, kualifikohet Dortmundi falë dhuratës së Barcelonës

Publikuar

-

Për të dytin vit rresht, Interi nuk arrin dot të kalojë fazën e grupeve në Champions League. Zikaltërve iu duhej me patjetër fitorja sot ndaj Barcelonës, për të prerë biletën. Edhe pse katalanasit vinin sot me shumë mungesa dhe vetëm me Antoine Griezmann ( më pas në vendin e tij u fut Suarez) nga formacioni […]

LEXO TE PLOTE
" "

BundesLiga

Video: Portieri i Dortmundit bën pritjen e rrallë në Champions League

Publikuar

-

Dortmundi është duke fituar në këto momente 2-1 ndaj Slavia Prague në “Signal Iduna Park”. Verdhezinjtë po bëjnë një ndeshje të madhe, edhe pse shpresat e tyre për kualifikim varen nga ndeshja tjetër që po luhet në “San Siro” mes Interit dhe Barcelonës. Rezultati i takimit mund të ishte ndryshe tani, nëse portieri i Dortmundit, […]

LEXO TE PLOTE
" "

BundesLiga

Champions: Dortmundi gjen golin e avantazhit, Interi në presion të madh

Publikuar

-

Dortmundi ka gjetur golin e avantazhit ndaj Slavia Prague. Për verdhezinjtë shënoi Julian Brandt në minutën e 60′, pas asistit të Jadon Sancho. Festë e madhe në “Signal Iduna Park”. Në “San Siro” vazhdon rezultati 1-1 mes Interit dhe Barcelonës. Me rezultatin aktual, Dortmundi renditet i dyti, Interi i treti. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
" "

BundesLiga

Champions League: Dortmundi në avantazh, Interi në presion

Publikuar

-

Dortmundi ka kaluar në avantazh në “Signal Iduna Park” ndaj Slavia Prague. Në minutën e 10′ ishte Jadon Sancho që dërgoi topin në rrjetë pas asistit të reus, duke çuar peshë verdhezinjtë. Në “San Siro”, Interi dhe Barcelona janë ende në barazim 0-0. Me rezultatin aktual, Dortmundi është në vend të dytë, Interi i treti. […]

LEXO TE PLOTE