Connect with Us

Daja habit me deklaratën e tij: Një pikë do na kënaqte ndaj Tiranës

Sport

Daja habit me deklaratën e tij: Një pikë do na kënaqte ndaj Tiranës

Publikuar

-

Skënderbeu nesër do përballet me Tiranën në Selman Stërmasi dhe trajneri Daja ka folur për këtë në “Panorama Sport” Kreu i pankinës e ka pasur të vështirë të bëjë atë që ka dashur në këtë periudhë pauze, sepse disa dëmtime dhe për më tepër mungesa e lojtarëve që kanë qenë të grumbulluar me Kombëtaren, ia kanë prishur jo pak planet. Gjithsesi, ai beson se Skënderbeu do të bëhet faktor i këtij kampionati.

Daja, pas dy javësh shkëputjeje nga kampionati, sa ju ka ndihmuar kjo periudhë për konsolidimin e ekipit?

Kemi pasur kohën për ta ndarë periudhën në dy javë të ndryshme. Kemi menduar që të ushtrojmë më shumë kërkesë në anën e përgatitjes fizike, duke parë edhe faktin që e kemi nisur me vonesë këtë fazë përgatitore dhe nuk kemi qenë gati me fillimin e sezonit. Por, në anën tjetër jemi përqendruar edhe te konsolidimi i manovrave, qoftë në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

Ndaj Tiranës në çfarë kushtesh vjen Skënderbeu?

Tirana në këtë takim është më favorite se Skënderbeu, pasi e ka nisur më herët sezonin. Ka bërë një merkato mjaft të mirë dhe tashmë dihen pretendimet e Tiranës. Në kushte të tilla ne do të mundohemi që të lëmë pas atë takim të humbur dhe të vijojmë me rezultate pozitive. Të shohim edhe si do të jetë gjendja e lojtarëve e më pas do të flasim.

Duke qenë se ju e njihni Tiranën dhe të gjithë rivalët e tjerë që pretendojnë për titull, a mund të bëhet ky Skënderbe një makth për këto ekipe?

Të them të drejtën, kur je pjesë e Skënderbeut, objektivat janë të qartë. Ne jo vetëm në këtë takim të radhës me Tiranën, por në të gjitha takimet e tjera do të shkojmë për të marrë rezultatin maksimal dhe në varësi të ndeshjeve do të bëjmë edhe llogaritë tona. Në kushtet në të cilat ndodhemi, mund të them se dhe një pikë do të na kënaqte në këtë takim të radhës.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

E nisi nga Ballshi 7 vite më parë me vetëm 800 euro/ Historia e sulmuesit që shtangu Interin

Publikuar

-

Edhe pse Interi ishte super favorit, të paktën në letër, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj çekëve të Slavia Prague. Miqtë shënuan të parët falë Peter Olayinka dhe më pas erdhi barazimi në fund me golin e Barella-s. Por, le të ndalemi pak tek ky emër Peter Olayinka. Ju duket i dëgjuar? Sigurisht, sepse sulmuesi nigerian e ka nisur karrierën në Shqipëri, tek ekipi i Bylis. Por cila është historia e tij, e sulmuesit që shtangu mbi 70 mijë tifozë zikaltër në “San Siro”?

Peter, siç e thërrisnin në Shqipëri, mbërriti në Ballsh me një rrogë shumë të ulët, thuajse 800 euro në muaj, ndërsa ishte tepër i ri. Madje, duke qenë nën moshë, Bylis u detyrua që ta huazonte për të mos u gjobitur. Peter luajti në Qipron Veriore për një sezon. Dy sezone në Ballsh, mes të rinjve dhe ekipit të parë, për t’u kthyer një bomber dhe për të rënë në sy.

Balshiotët “e peshkuan” në Nigeri, te 36 Lion FC, duke mos paguar asnjë qindarkë, edhe pse ishte minoren! Arsyeja se pse u huazua 1 vit në Qipron Veriore ishte pikërisht për t’i shpëtuar gjobës. Skënderbeu do të arrinte t’ia rrëmbente presidentit Kapllanaj për vetëm 30 mijë euro dhe bonuse, ndërsa pas vetëm dy sezonesh në Korçë, ku fitoi edhe titullin kampion dhe realizoi 16 gola në kampionat, do të vinte super shitja te Gent, në Belgjikë, për thuajse 1 mln euro.

Nga aty, disa huazime në Çeki te Dukla Prague dhe në Belgjikë te Zulte Waregen. Më pas, transferimi përfundimtar për thuajse 3 mln euro te Slavia Praga, aty ku luan prej vitit 2018…

Një ëndërr e nisur në Ballsh me 800 euro në muaj dhe që vazhdon në “San Siro”, Champions League, me gol ndaj Interit!

*Marrë te Telesport.al

LEXO TE PLOTE

Seria A

Më i bukur seksi me Georgina-n apo goli me roveshiatë kundër Juventusit?/ Ronaldo nuk ka dilema, zgjedh…

Publikuar

-

Në një intervistë të fundit për gazetarin Piers Morgan, Cristiano Ronaldo ka folur gjatë për karrierën e tij, për babain që nuk jeton më, sukseset e arritura, rivaliteti me Messin, por nuk ka ngurruar t’u përgjigjet edhe pyetjeve të tjera disi më “thumbuese”.

Morgan e pyeti portugezin, nëse goli me roveshiatë që shënoi kundër Juventusit kur luante me Realin ishte më mirë se eksperiencat në shtrat me Georgina-n?! Ronaldo nuk pati fare dyshime dhe zgjodhi të dashurën e tij.

“Mënyra se si e realizova, ndaj Buffon, në një ndeshje në Champions League, e bëjnë atë një gol të bukur. E kam provuar të shënoj një gol të ngjashëm për shumë, shumë vite. Kam shënuar, por nuk e kisha bërë këtë. Më në fund realizova me roveshatë dhe bëra realitet fiksimin tim të vjetër, por ai gol nuk është më i mirë në krahasim me eksperiencat në shtrat me Georgina-n time”, u shpreh Ronaldo. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Barcelona me fat/ Penalltia e pritur nga Ter Stegen duhej përsëritur, ja pse

Publikuar

-

Barcelona mund ta quajë veten me fat pasi doli me një pikë nga përballja me Dortmundin, sepse mund të kishte dalë edhe pa pikë fare. Në minutën e 57′, Marco Reus kishte mundësinë e artë për të kaluar në avantazh Dortmundin, por penalltia e tij u prit nga Ter Stegen.

Megjithatë, penalltia duhej të përsëritej sepse Ter Stegen del me të dyja këmbët jashtë vijës së tij, ndërkohë që me rregullat e reja të këtij sezoni, njëra këmbë duhet të jetë në vijë.

Edhe pse ky detaj mund t’i ketë shpëtuar arbitrit, duhej të ishte sinjalizuar nga VAR-i, që penalltia duhej përsëritur. Kritikat në rrjetet sociale dhe jo vetëm, kanë qenë të shumta në këtë rast. /CNA.al

LEXO TE PLOTE