Connect with Us

Kushta: Kërkojini falje Keidi Bares, Reja një nga trajnerët më të mirë në Europë

Kombëtare

Kushta: Kërkojini falje Keidi Bares, Reja një nga trajnerët më të mirë në Europë

Publikuar

-

Kombëtarja shiqptare, ka bërë një paraqitje shumë të mirë mbrëmjen e djeshme, duke fituar Islandën dhe ka kthyer tërësisht klimën në favorin e saj.

Pas humbjes me Francën, të shumta ishin kritikat nga tifozët dhe jo vetëm, të cilave iu kthyen përgjigjet në fushë nga lojtarët kuqezinj.

Sokol Kushta, ish-lojtari i Kombëtares, me anë të një statusi në rrjetet sociale, ka kërkuar që pas kësaj fitore t’i kërkohet falje Bares dhe është shprehur se Reja ishtë nga më të mirët duke analizuar lëvizjet që ai ka bërë nga stoli. Gjithashtu ai është shprehur se çdo lojtar i ri duhet të përkrahet dhe jo kritikohet.

Statusi i Kushtës: 

“Urime për fitoren e bukur Kombëtares.. Fituseit nuk gjykohen, por analizohen. Është nga herët e pakta që kombëtaria jonë reagon pozitivisht nga një humbje shkaterruese si ajo e Francës.

Jo në drejtimin sportive, por psikologjik dhe fizik, këtu duket dora e një prej trajnerëve më të mirë në Europë. Ai arriti të vendos balancën në psikologjinë e ekipit, rinovoj ekipin për 4 ditë dhe kjo u duk në reagimin pozitiv të ekipit kur mori golin e dytë.

Gjithmonë ekipi jonë bie nga ana psikologjike dhe fizike, por kjo nuk ndodhi këtë herë, e kundërta, shenoi dy herë dhe u rrit fizikisht me ndërimet që bëri.

Po të vëmë re dhe parametrat fizik, mbajtja e topit dhe taktika e trajnerit ishin të dukshme superiore karshi një kundërshtari të fortë, krahas shumë lojtarëve të rinj dhe premtues.

Doja të uroja Baren për të dyja ndeshjet e shkëlqyera. Ishte një përgjigje e fortë për shumë skeptikë që nuk nguruan të hidhnin baltë mbi të. Minimumi duhet të heshtnin dhe të kërkonin falje per të. E them për Baren dhe duhet të jetë mësim për çdo lojtar të ri që vjen te kombëtarja, që duhen përkrahur dhe ndihmuar në momentet e para. Suksese për ndeshjen me Turqinë..”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Kombëtare

Tramexani merr drejtimin e ekipit italian, gati akordi me ish-sulmuesin e kombëtares

Publikuar

-

Nga

Paolo Tramexani është trajneri i ri i Livornos. Ish-ndihmësi i De Biazit te Shqipëria ka nisur një aventurë të re, duke marrë drejtimin e skuadrës që militon në Serinë B. Lajmi konfirmohet nga mediat italiane, teksa raportohet se tekniku takoi sot familjen e presidentit Spinelli, teksa palët kanë arritur akordin zyrtar. Tramexani do të zbres […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

Reja: Kam ardhur në Shqipëri për rinvimin, ja pse u takuam sot me Dukën dhe trajnerët e tjerë

Publikuar

-

Nga

Edi Reja, do vazhdojë të qëndrojë në stolin e Kombëtares shqiptare të Futbollit. Prej ditësh emri i tij qarkullonte në mediat italiane, për të marrë drejtimin e Napolit, por ai i hodhi poshtë zërat se mund të lërë kombëtaren. Reja organizoj një takim në Tiranë, me të gjithë trajnerët e ekipeve zinxhir kuqezi dhe në […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

Ka dështuar me kombëtaren, Duka bën gati shkarkimin e papritur

Publikuar

-

Nga

Është zhvilluar ditën e sotme në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit një mbledhje me trajnerët e ekipeve Kombëtare, ku ka qenë i pranishëm edhe presidenti Armand Duka. Kreu i FSHF-së, nuk ka qenë aspak i kënaqur me trajnerët e moshave, kjo për shkak të rezultateve zhgënjyese të regjistruara së fundmi. “Panorama Sport” mëson se […]

LEXO TE PLOTE
" "

Kombëtare

Miqësore në Katar, zbulohet ndeshja e radhës për Kosovën para Maqedonisë

Publikuar

-

Nga

Përfaqësuesja e Kosovës, ka zyrtarizuar së fundmi një miqësore për muajin janar. Dardanët do të përballen në datën 12 Suedinë, në takimin që do të zhvillohet në Doha të Katarit. Ky takim do t’i shërbejë skuadrës së Shaland, si test përgatitje, për sfidën ndaj Maqedonisë së Veriut që do të zhvillohet në datën 26 mars, […]

LEXO TE PLOTE