Connect with Us

Tronditet Barcelona/ Messi do të mungojë në ndeshjen e fundjavës, rrezikon edhe Champions-in

La Liga

Tronditet Barcelona/ Messi do të mungojë në ndeshjen e fundjavës, rrezikon edhe Champions-in

Publikuar

-

Debutimi i Lionel Messit për sezonin e ri te Barcelona nuk do të ndodhë as këtë fundjavë, madje ai mund të humbë edhe supërsfidën në Champions League ndaj Dortmundit.

Messi ka pasur shqetësime në pulpën e këmbës së djathtë që gjatë Kupës së Amerikës, që u mbajt këtë verë në Brazil. Gjithashtu, ai mungoi në turneun përgatitor të katalanasve që zhvilluan në gusht në SHBA, me idenë që do të ishte gati dhe në formë në fillim të sezonit, por gjërat kanë ndryshuar rrugës dhe dëmtimi i tij është shumë më serioz nga sa pritej.

Sipas katalanases “Sport”, mungesa e Messit në ndeshjen e fundjavës në La Liga është e sigurt, por ai rrezikon shumë të mos jetë as në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Champions League, më 17 shtator kundër Dortmundit.

Te Barcelona nuk duan të rrezikojnë më dhe po presin rikuperimin e plotë të tij, që të zbresë në fushën e lojës. Aktualisht, Messi stërvitet i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

E bujshme/ Talenti i Shpresave transferohet te klubi më i vjetër i Spanjës

Publikuar

-

Nga

Kleandro Lleshi bën lëvizjen e radhës në karrierën e tij, duke zbritur në kategori, në të tretën në Spanjë, por duke tentuar që të gjejë atje hapësirat që i munguan në La Liga 2. Futbollisti kryeqytetas që është pjesë e përfaqësues U21, ka nënshkruar sot me skuadrën e Rekreativo Huelva, klubin më të vjetër të […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

Cristiano Ronaldo rikthehet në Madrid, por jo për atë që presin tifozët e Realit

Publikuar

-

Një kthim në Madrid për Cristiano Ronaldon. Portugezi ka fluturuar ditën e sotme drejt kryeqytetit spanjoll, ku ka luajtur për nëntë vite me fanellën e Realit. Megjithatë, nuk bëhet fjalë për një udhëtim nostalgjik të sulmuesit, i cili ka shkuar në Spanjë për të mbikëqyrur nga afër projektin e tij të ri. Bëhet fjalë për […]

LEXO TE PLOTE

La Liga

A e dini sa gola ka shënuar Messi në 500 ndeshjet e fundit me Barcelonën?

Publikuar

-

Jemi mësuar të shohim dhe të dëgjojmë statistika nga më të ndryshmet për Leo messin, por kjo që do t’ju tregojmë më poshtë duket vërtet e pabesueshme, por ja që bëni mirë ta besoni. Në 500 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet me Barcelonën, Messi ka shënuar plot 500 gola dhe ka dhënë 200 […]

LEXO TE PLOTE