Connect with Us

Bushi e la jashtë, Kosova gati të rrëmbejë dhe ish-lojtarin e Skënderbeut

Kombëtare

Bushi e la jashtë, Kosova gati të rrëmbejë dhe ish-lojtarin e Skënderbeut

Publikuar

-

Kombëtarja e Shpresave u grumbullua këtë javë për të zhvilluar dy ndeshje ku fillimisht u mund me rezultatin 4-0 në miqësore nga Franca, e më pas u mund 0-4 në ndeshje zyrtare nga Austria. Natyrisht, ndaj Austrisë pritej një paraqitje më dinjitoze, për me tepër pasi ndeshja luhej në shtëpi megjithatë kjo gjë nuk ndodhi.

Në listën e publikuar pak kohë më parë, vihej re se Alban Bushi kishte lënë jashtë një nga talentet e Shpresave, Agim Zekaj i cili aktivizohet në Eredivise, Superliga holandeze me skuadrën e Sitardit. Zeka që është bërë pjesë e skuadrës së parë të Sitardit dhe numëron disa ndeshje në elitën e futbollit holandez, ishte lënë jashtë nga Bushi, i cili u shpreh se ka marrë futbollistë më në formë por që realisht kishte lojtarë stoli nga liga më inferiore.

Sakaq, “VipSport.al” ka mësuar se nga kjo lënie jashtë, po mundohet të përfitojë Kosova. “Dardanët” kanë nisur të interesohen për sulmuesin e djathtë të Shpresave, duke synuar që ta afrojnë në skuadër dhe në fakt, nuk do të ishte hera e parë që do të merrnin një futbollist i cili nuk vlerësohet nga Shpresat.

Pak javë më parë, ishte Valdrin Mustafa ai që u largua por edhe Valon Hamdiu, Qëndrim Rizvani apo Arijan Qollaku janë në të njëjtat kushte, duke e parë veten larg kuqezinjve për shkak të neglizhencës së Bushit dhe stafit të tij. Largimi i një futbollisti si Zeka, do të ishte një humbje e madhe për Shpresat duke parë cilësitë e futbollistit, megjithatë gjithçka pritet të marrë një formë më të qartë gjatë ditëve në vijim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

Shok skuadre me Hykën, Sabjen Lilaj shënon gol në Izrael

Publikuar

-

Nga

Mesfushori i Kombëtares, Sabjen Lilaj, ka gjetur rrugën e rrjetën në kampionatin izraelit me fanellën e Nes Tziona, në triumfin 3-0 që skuadra e tij arriti ditën e sotme. Si Lilaj ashtu dhe mesfushorit tjetër shqiptar, Jahmir Hyka, u aktivizuan titullarë në përballjen e sotme, duke bërë një paraqitje dinjitoze. Sulmuesi Stain realizoi dopietë për […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Kombëtarja e femrave dhuron spektakël në “Air Albania”, i shënon 5 gola Malit të Zi

Publikuar

-

Nga

Shqipëria e femrave U-16 ka bërë një ndeshje shumë të mirë dhe ka mundur me rezultatin 5-2 Malin e Zi, në ndeshjen kualifikuese të vlefshme për UEFA Development Tournamet. Ekipi i drejtuar nga Agustin Kola, dhuroi spektakël në stadiumin “Air Albania”, duke kënaqur të pranishmit që ishin aty për të ndjekur këtë ndeshje. Golat në […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Te Rangersi impresionohen nga Kamberi, është talent i shkëlqyer

Publikuar

-

Nga

Florian Kamberi është një tjetër emër për t’u mbajtur shënim dhe nga ku pritet shumë sa i përket të ardhmes në Kombëtaren e Shqipërisë. Në ndeshjet e marsit do të ftohet sërish nga Reja, për të debutuar me fanellën kuqezi dhe këtë herë nuk e ndal asnjë pengesë. Nga ana tjetër, po vazhdon aventura te […]

LEXO TE PLOTE