Connect with Us

Gazeta austriake përgënjeshtron lajmin/ Ish-futbollisti akuzues një burgaxhi

Sport

Gazeta austriake përgënjeshtron lajmin/ Ish-futbollisti akuzues një burgaxhi

Publikuar

-

Mëngjesin e sotëm, gazeta e njohur austriake, “Krone.at” ka publikuar një lajm (LAJMI) që përfshinte edhe edhe drejtuesit e Skënderbeut. Sipas gazetës, ish-futbollisti i kombëtares së Austrisë, Sanel Kuljiç, një i dënuar me 5 vite burg, kishte shpërthyer në akuza ndaj drejtuesve të klubit të Skënderbeut dhe fliste për trukime.

Madje në akuzat e tij, ai shtonte se edhe ishte kërcënuar nga presidenti i klubit korçar. Kjo ka sjellë një reagim të mënjëhershëm nga presidenti aktual i Skënderbeut, Ardjan Takaj, i cili për “Panorama Sport” i hodhi menjëhere poshtë këto akuza dhe i quajti kategorikisht të pabaza.(REAGIMI I TAKAJT).

Ndërkohë, vetëm pak momente pasi publikoi lajmin e parë, ka qenë sërish gazeta “Krone.al” e cila ka përgënjeshtruar lajmin e parë dhe ka njoftuar se ish-futbollisti, Sanel Kuljic, duhet të vërtetojë këto akuza dhe duhet të përballet me drejtësine dhe të mbajë përgjegjësi.

Nuk ka munguar gjithashtu edhe një reagim nga Federata austriake e futbollit e cila ka paralajmëruar ish-lojtarin se për akuzat e nxjera nga goja e tij duhet të mbajë përgjegjesi dhe t’i vërtetojë me fakte, pasi pasojat do rëndojnë mbi të.

“Një konsultë e menjëhershme me Shoqatën Austriake të Futbollit, SV Mattersburg, Play Fair Code dhe veçanërisht Zyrën Federale të Policisë Kriminale ka treguar se përveç raporteve të mediave nuk ka asnjë informacion, i cili konfirmon deklaratat e Sanel Kuljiç. Besueshmëria është shpirti i sportit dhe baza për emocionin dhe pasion. Kështu që çdo dyshim që minon këtë besueshmëri duhet të merret seriozisht dhe ka nevojë për sqarim të plotë. Bundesliga dhe OFB janë duke punuar së bashku me Play Fair Code dhe BKA për të ndërmarrë të gjitha hapat e duhur. Në këtë kontekst, Lidhja Austriake e Futbollit, Shoqata Austriake e Futbollit dhe SV Mattersburg do të ndërmarrin veprime juridike kundër akuzave të Sanel Kuljic, të cilit do t’i kërkohet t’i vërtetojë akuzat e tij në media me prova thelbësore”.

Kaq mjafton për të kuptuar qartazi se deklarata e ish-futbollistit Sanel Kuljic, vjen për një arsye të vetme: i harruar nga të gjithë pasi prej dy vitesh ndodhet në qeli si një burgaxhi i rëndomtë dhe me shume akuza mbi supe, ai ka dashur të riktheje edhe njëherë vëmendjen nga vetja e tij, por mesa duket, çorba që ka gatuar do të rëndojë e gjitha mbi të, pasi tashmë duhet të përballet edhe njëherë tjetër me drejtësinë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Seria A

Kupa e Italisë/ Interi i pafat, buzëqeshin ekipet e tjera të mëdha

Publikuar

-

Është hedhur shorti për fazën e 1/8 të Kupës së Italisë. Short i pranueshëm për Juventusin, Milanin, Napolin dhe Lazion, teksa Interi i Contes do të ketë kundër një rival të vështirë. Zikaltrit do të luajnë përballë Cagliarit, por i favorizon fakti që ndeshje do të zhvillohet në shtëpi. Fiorentina-Atalanta është një tjetër duel i […]

LEXO TE PLOTE
" "

La Liga

E bujshme/ Perez tërheq Realin nga La Liga dhe Championsi?!

Publikuar

-

E përditshmja spanjolle “Sport”, ka publikuar sot një lajm vërtetë të bujshëm, ku thuhet se Florentino Perez mund të largojë së shpejti Realin nga La Liga dhe Championsi. Sipas medies në fjalë, Perez po mendon për krijimin e një Superlige globale ku do të merrnin pjesë 20 ekipe nga të gjitha kontinentet, të ndara në […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

E frikshme/ Ndërhyrje kafshërore ndaj kundërshtarit, por i habit të gjithë me reagimin e tij (video)

Publikuar

-

Në Azi është duke u zhvilluar këto ditë një turne i rëndësishëm madhor si Kupa e Gulfit. Në ndeshjen Irak-Jemen ka ndodhur një episod vërtetë i rëndë. Futbollisti i Irakut, Mustafa Mohammed, kryeu një goditje kafshërore ndaj ndaj lojtarit kundërshtar duke e goditur me shqelm në fytyrë. Arbitri i ndeshjes me të drejtë akordoi direkt […]

LEXO TE PLOTE
" "

La Liga

Interi mbetet thatë, kampioni i botës i “shkel syrin” Atletico Madridit

Publikuar

-

Oliver Giruoud është futbollisti i parë në listën që Conte iu ka kërkuar drejtuesve të Interit, për t’i transferuar në merkaton e janarit. francesi nuk është në planet e Lampard dhe largimi i tij nga Londra është e sigurt. Por, përveç Interit, së fundmi në garë për kampionin e botës është futur bindshëm edhe Atletico […]

LEXO TE PLOTE