Connect with Us

Habit mamaja e yllit brazilian/ Të dashurat e djalit tim duhet të ndjekin rregullat e mia

Premier Liga

Habit mamaja e yllit brazilian/ Të dashurat e djalit tim duhet të ndjekin rregullat e mia

Publikuar

-

Mamaja e yllit të Manchester City-t, Gabriel Jesus, ka dhënë disa deklarata interesante për “Deportes Cuatro”. Sulmuesi i ri brazilian duhet të respektojë rregullat e hekurta të mamasë edhe për sa i takon të dashurave të mundshme.

Marrëdhënia mes futbollistit dhe mamasë së tij Vera Lucia është shumë e veçantë, me gruan që duket se kontrollon edhe financat e djalit për të shmangur mundësitë që ai të shpërdorojë paratë. Por jo vetëm kaq.

Gabriel Jesus dhe të dashurat e tij duhet të ndjekin rregullat e Vera-s: “Të dashurat e djalit tim duhet të jetojnë sipas rregullave të mia. Nuk do të ketë puthje të zjarrta dhe do të rrinë vetëm rrallëherë”.

“Asnjë nga fëmijët e mi nuk do të lërë shtatzënë vajzën e një personi tjetër. Gabriel do t’i respektojë gjithmonë këto rregulla”, ka thënë mamaja e futbollistit.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Premier Liga

Champions League/ Napoli ul me këmbë në tokë kampionët në fuqi

Publikuar

-

Napoli e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri në Champions League, pas fitores 2-0 në shtëpi ndaj Liverpoolit.

Ekipi i Ancelottit edhe pse kishte përballë kampionët në fuqi të Europës e dominojë ndeshjen nga fillimi në fund. Dy golat e takimit u shënuan në minutat e fundit.

Fillimisht në minutën e 81′, Dries Mertens dërgoi topin në rrjetë nga penalltia, që u fitua nga Jose Callejon.

Në minutat shtesë, Napoli shënoi edhe golin e dytë me transferimin e kësaj vere, Fernando Llorente, që përfitoi nga një gabim i Van Dijk.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Salzburgu fitoi bindshëm 6-2 ndaj Genk, duke mbajtur vendin e parë me golavarazh më të mirë se Napoli. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Nuk do t’u besoni syve/ Video: Portieri zëvendësues i Liverpoolit bën pritjen e vitit

Publikuar

-

Në “San Paolo” mungon ende goli në sfidën mes Napolit dhe Liverpoolit, edhe pse kanë kaluar mbi 70 minuta.

Rezulati mund të ishte ndryshe nëse portieri i Liverpoolit, Adrian, nuk do të kishte bërë një pritje të jashtëzakonshme duke ndaluar topin e goditur nga Dries Mertens nga shumë afër.

Adrian është portieri zëvendësues i Alisson, pasi braziliani është i dëmtuar prej disa kohësh. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Premier Liga

Habit ish-aktorja e filmave porno/ Jam tifoze e të gjitha ekipeve, përveç këtij

Publikuar

-

Ish-aktorja e filmave porno, Mia Khalifa, ka filluar të tregojë një anë të panjohur të sajën, që është tifoze e madhe e futbollit.

Madje, Mia ka ndjekur ndeshjen e fundit në Premier League mes Watford dhe Arsenalit, ku shfaqi haptas antipatinë e saj ndaj “Topçinjve”.

“Jam tifoze e të gjitha ekipeve që luajnë kundër Arsenalit”, shkruajti ajo në Twitter. Nuk e dimë pse Mia ka krijuar këtë inat të madh për Arsenalin, por kohët e fundit poston shumë rreth futbollit dhe ndeshjeve të ndryshme, duke befasuar jo pak ndjekësit e saj. /CNA.al

LEXO TE PLOTE