La Liga
Messi thyen heshtjen/ Zbulon nëse do të largohet nga Barcelona

Leo Messi ka reaguar pas spekulimeve në lidhje me largimin e mundshëm nga Barcelona, në verën e ardhshme.
“Barcelona është shtëpia ime, dua të mbetem këtu. Por, kërkoj një projekt fitues”, deklaroi Messi gjatë intervistës së publikuar sot nga e përditshmja sportive katalanase “Sport”.
“Dua të vazhdoj të fitoj tituj me këtë klub, të vazhdoj të bëjmë gjëra të rëndësishme. Për mua nuk kanë rëndësi klauzolat dhe paratë. Më e rëndësishmja për mua është të kemi një projekt fitues”, u shpreh Messi. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania