Seria A
Mourinho befason me fjalët për Cristiano Ronaldon/ Kur ai të jetë 50 vjeç…

Jose Mourinho është rikthyer të flasë për Cristiano Ronaldon në një intervistë në Portugali, fill pasi kapiteni luzitan shënoi katër gola ndaj Lituanisë. Sipas “Special One”, CR7, tashmë në moshën 34-vjeçare, është një rast studimi për cilësitë e tij fizike dhe psikologjike.
“Ronaldo nuk më befason me ato që bën. Është 34 vjeç, vazhdon të luajë në nivel shumë të lartë dhe ka ambicie të mëdha. Duhet të studiohet për gjenetikën e tij, por sigurisht edhe në aspektin psikologjik. Kur të jetë 50 vjeç dhe FIFA ta ftojë për një ndeshje legjendash, ai do të jetë më i miri në fushë dhe do të shënojë gol. Jam i sigurt për këtë”, u shpreh Mourinho.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania