La Liga
Nuk kanë fund dëmtimet te Reali/ Radhën e ka “Topi i Artë”

Edhe pse është vetëm fillimi i sezonit, një pjesë e mirë e lojtarëve të Realit gjendet në infermieri. I fundit që është i dëmtuar është Luka Modric, që ka probleme në këmbën e djthatë. “Topi i Artë” do të mungojë në 3 ndeshjet e radhës për Realin, përfshi supersfidën në Champions League ndaj PSG-së.
Zidane shpreson të mbeshtetet te kroati të paktën për derbin e madh të Madridit, në fund të muajit. Lista e futbollistëve të dëmtuar te klubi madrilen është e gjatë duke filluar me Asension (që do të mungojë gjithë sezonin) Isco, Ibrahim Diaz, Luka Jovic, Benjamin Mendy etj. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania