Seria A
Plas keq te Napoli/ Ancelotti akuzon Bashkinë

Dhomat e zhveshjes në stadiumin “San Paolo” të Napolit janë në gjëndje të mjerueshme, vetëm pak orë para ndeshjes ndaj Sampdorias, që do të luhet të shtunën në orën 18:00. Ndërkohë që mesjavën e ardhshme në këtë stadium do të vijë Liverpooli.
Akuzave të trajnerit Carlo Ancelotti, ndaj përgjegjësve të cilët kishin marrë përsipër restaurimin e dhomave të zhveshjes në San Paolo, por nuk i kanë përfunduar në kohën e duhur, u është bashkuar edhe klubi i Napolit, i cili ka publikuar një video ku duket qartë situata e dhomave të zhveshjes, që janë në ndërtim e sipër dhe punimet kanë mbetur shumë pas në kohë.
Kujtojmë se akuzat bien direkt mbi Bashkinë e qytetit të Napolit, që ka për detyre mbarëvajtjen e stadiumit dhe nuk i ka kryer në kohë punimet.
Queste le condizioni degli spogliatoi del Napoli dello stadio San Paolo, a 70 ore da #NapoliSampdoria, che hanno scatenato la reazione di @MrAncelotti contro Regione, Comune e Commissari. pic.twitter.com/YAROtscwIh
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) September 12, 2019