Sport
Të gjithë menduan se ishte një fëmijë/ Zbulohet mosha e vërtetë e tifozit që u kap duke tymosur cigare

Duke përfituar nga ndeshjet e kombëtareve, dy ekipet turke, Fenerbahce dhe Bursaspor organizuan një ndeshje miqësore mes tyre për qëllime bamirësie. Gjatë ndeshjes, në një moment kamerat kapën një “fëmijë” duke pirë cigare ne stadium dhe kjo shkaktoi një fortunë reagimesh në rrjetet sociale, por e vërteta është krejt ndryshe nga ajo që duket fillimisht në foto apo video.
“Fëmija” që u fokusua nga kamerat duke tymosur cigare, në fakt është një 36-vjeçar, që vuan nga sëmundja e plakjes së fytyrës dhe nanizmit, duke qenë i vogël në strukturë dhe fëmija tjetër që ndodhet përkrah tij është i biri. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania