Connect with Us

Tronditet Skënderbeu, Daja nuk ka lojtarë për të luajtur ndaj Tiranës

Sport

Tronditet Skënderbeu, Daja nuk ka lojtarë për të luajtur ndaj Tiranës

Publikuar

-

Skënderbeu para ndeshjes me Tiranën ndodhet në një situatë të vështirë, për shkak të gjendjes që po kalon ekipi. Pas humbjes zhgënjyese ndaj Ballshit në javën e tretë të kampionatit, për bardhekuqtë tashmë vjen një tjetër transfertë e vështirë, siç është ajo në kryeqytet përballë Tiranës.

Një ndeshje, në të cilën Skënderbeu duhet të reagojë me patjetër, ama ky reagim duket i largët në situatën që ndodhet ekipi korçar. Në një takim kaq delikat, bardhekuqtë kanë dilema për sa u përket mungesave, çka sjell vështirësi të shumta në përballimin e kësaj ndeshjeje.

Në momentin që flasim, korçarët kanë katër lojtarë në “bokse”, për shkak të problemeve fizike. Duke filluar nga mbrojtja, e cila është krejtësisht e zbuluar për momentin, pas dëmtimeve të Pollozhanit dhe Turtullit me shkupjanin që është në dyshim të fortë për ndeshjen e së dielës. Dhe, Marvin Turtulli, i cili edhe pse ka filluar procesin e rikuperimit, ende nuk është në 100% e formës së vet. Në të tilla kushte, situata duket e vështirë, pasi prapavija mbetet e zbuluar. Sikur të mos mjaftonin vetëm këto probleme në mbrojtje, korçarët vuajnë edhe dilemat e dy futbollistëve të tjerë.

Mesfushori Bruno Dita, i cili nuk është ende gati për këtë takim, për shkak të problemeve fizike të pësuara në ndeshjen me Bylisin. Dita ende nuk ka dhënë sinjale rikthimi, teksa vijon procesin e rikuperimit gradualisht. Në sulm, shfaqet problemi i Nazmi Gripshit. Sulmuesi durrsak, edhe pse e ka kaluar pjesën më të vështirë të rikuperimit, ende është duke u stërvitur individualisht. Gripshi ka lënë pas hematomën në shpinë, por duket se vuan ende shqetësime për shkak të likideve që janë ende prezente.

Në kushte të tilla, ekziston mundësia që lojtari të mund të luajë vetëm përmes qetësuesve. Nga ana tjetër është edhe hezitimi i trajnerit, i cili nuk kërkon të rrezikojë më shumë me lojtarin, pasi mund të ketë rëndim të dëmtimit. Kjo bën që trajneri bardhekuq të ketë ende pasiguri për sa i përket mënyrës se si do të veprojë në këtë takim dhe çfarë ekipi do të zgjedhë për të hedhur në fushë në një takim kaq delikat si ai kundër Tiranës në kryeqytet./Panorama Sport

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Barça shmang turpërimin, triumfon në sekondat e fundit ndaj ekipit anonim

Publikuar

-

Nga

Barcelona vuajti jo pak për të mposhtur një ekip të divizionit të tretë të futbollit spanjoll në Kupën e Mbretit. UD Ibiza-Eivissa realizoi një nisje fantastike dhe gjeti golin në minutën e nëntë. Pep Caballe festoi gjatë golin që nuk do e harrojë kurrë, njësoj si tifozët e ekipit të vogël. Trajneri Setien kishte lënë […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Triumfi dramatik, Tirana festë të çmendur në dhomat e zhveshjes

Publikuar

-

Nga

Tirana mposhti me rezultatin 2-1 Bylisin ditën e sotme, duke siguruar kështu fitoren e 4-t radhazi në kampionat. Që nga koha kur drejtimin e ekipit e ka marrë Emanuel Egbo, skuadra ka marrë 4 fitore radhazi, duke u futur bindshëm në luftën për titull. Ditën e sotme gëzimi për fitoren e arritur ka qenë shumë […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Rregullorja e FIFA-s, ja pse golat e Tiranës duheshin anuluar

Publikuar

-

Nga

A duheshin anuluar apo jo golat e Tiranës pas prekjeve të topit me dorë nga Elton Kale e Majkëll Ngo në ndeshjen e sotme kundër Bylisit? Kjo është pyetja që ka bërë shumëkush kur ka parë vendimet e gjyqtarit Enea Jorgji që ka bërë shenjë nga qendra në të dy rastet. Me sa duket, ndërkombëtari […]

LEXO TE PLOTE