Kombëtare
“Boom-Boom” Sadiku/ Video: Bomberi kuqezi e bën sefte te ekipi i ri

Armando Sadiku ka shënuar golin e parë për ekipin e Malaga, ku u huazua ditën e fundit të merkatos nga Levante. Kjo është ndeshja e dytë e Sadikut me fanellën e klubit të ri.
Bomberi kuqezi shënoi në minutën 54’ të pjesës së dytë, pas një goditjeje të bukur me kokë nga brenda zone.
Sadiku forever pic.twitter.com/nZ9bEThXg9
— PedroMLG (@Antoneles2) September 14, 2019
Aktualisht është minuta e 80′ dhe rezultati mes Mirandes dhe Malaga është 1-1. Elbasanasi debutoi javën e kaluar për Malagan, ku u shpall lojtari i ndeshjes, ndërsa sot ka gjetur rrjetën. /CNA.al
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania