Connect with Us

Edhe pse me 10 lojtarë, Vllaznia del me pikë nga Durrësi

Sport

Edhe pse me 10 lojtarë, Vllaznia del me pikë nga Durrësi

Publikuar

-

Teuta nuk ia ka dalë të marrë pikët e plota përballë Vllaznisë, teksa është ndalur në shtëpi me rezultatin 0-0. Një takim ku të besuarit e trajnerit Bledi Shkëmbi ishin superior por nuk ia dolën të gjenin golin. Në fillimin e pjesës së parë ishte Arapi, i cili humbi një mundësi të artë para portës së boshatisur. Ndërkohë, në fund të 45 minutave të para, sërish protagonist ishte Arapi.

Këtë herë, mbrojtësi e dërgoi sferën në rrjetë por më parë loja ishte ndalur për pozicion të parregullt. Sakaq, në fraksionin e dytë të lojës shkodranët mbeten me 10 lojtarë, pas daljes me karton të kuq të Ramadanit. Mesfushori koleksionoi të verdhin e dytë dhe e mbylli takimi para kohe.

Durrsakët pritej ta shfrytëzonin mundësinë, megjithatë edhe pse provuan deri në fund nuk ia dolën. Por, Teuta ruan pathyeshmërinë në kampionat, pasi nuk ka humbur në 4 ndeshjet e para, ndërsa kanë tetë pikë në klasifikim. Nga ana, tjetër Vllaznia ka arritur të marrë një pikë të rëndësishme në transfertë duke u ngjitur në kuotën e pesë pikëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

BundesLiga

Nuk i punon më “pistoleta”/ Dështaku i Milanit drejt Bundesligës

Publikuar

-

Një vit më parë i bëri të ëndërrojnë tifozët e Milanit, por nisja e këtij sezoni për polakun Piatek me kuqezinjtë është një dështim total, duke arritur të realizojë vetëm 3 gola në 14 ndeshje. Tashmë, ish-sulmuesi i Genoas mund të largohet nga kuqezinjtë ndoshta që në merkaton e janarit, me Ibrahimovic që është gjithnjë […]

LEXO TE PLOTE
" "

Seria A

Guardiola fiksohet keq me yllin e Interit, gati 111 milionë euro

Publikuar

-

Forma e mirë e shfaqur këtë sezon nga Lautaro Martinez e ka kthyer atë në një nga lojtarët më të kërkuar të momentit. Barcelona ka kohë që e monitoron me kujdes situatën, por në ditët e fundit duket se edhe Manchester City i Guardiolës ka shfaqur interes për sulmuesin argjentinas. ”Ne e pëlqejmë Lautaron. Ai […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Gjici jep lajmin e madh: Ja kur do e kenë gati kuksianët stadiumin e ri

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, njëherazi edhe kryetar i bashkisë Kukës, ishte i pranishëm ditën e sotme duke inspektuar punimet në stadiumin që po rindërtohet “Zeqir Ymeri”. Teksa pa ecurinë e punimeve, Gjici u ndal në fjalën e tij për mediat. Numri një i verilindorëve u shpreh se punimet po ecin mirë, dhe stadiumi po […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Ngo rrëfen tmerrin e tërmetit: Iu drejtova zotit në shqip si ju, ja çfarë i thashtë

Publikuar

-

Nga

Sulmuesi i Tiranës, Majkëll Ngo, duket se e ka përjetuar vërtetë keq tërmetin shkatërrues që goditi Shqipërinë në datën 26 nëntor. Në një rrëfim për “Supersport”, anglezi deklaron se një ndjenjë të tillë e përjetonte për herë të parë në jetën e tij, dhe tregon me detaje momentet dhe veprimet e tij në ato orë […]

LEXO TE PLOTE