Connect with Us

Ish-trajneri i Kukësit me fjalë të mira për Shqipërinë/ Futbollistët paguheshin pak, por nuk kishte trukime ndeshjesh

Sport

Ish-trajneri i Kukësit me fjalë të mira për Shqipërinë/ Futbollistët paguheshin pak, por nuk kishte trukime ndeshjesh

Publikuar

-

Peter Pakult do të mbahet mend si një nga emrat më të mëdhenj që ka ardhur ndonjëherë në futbollin shqiptar. Trajneri austriak ishte trajner i Kukësit para dy sezonesh dhe në drejtimin e tij, verilindorët bënë paraqitje me të vërtetë të mira, duke rihapur edhe garën për titullin kampion.

Sakaq, në Austri është publikuar një skandal në lidhje me trukimet dhe është përmendur sërish emri i Skënderbeut dhe i presidentit Takaj. Megjithatë, vetë Pakult që e ka përjetuar futbollin shqiptar, shprehet se në Shqipëri nuk ka dëgjuar për diçka të tillë, duke i konsideruar shqiptarët miqësorë.

“Normalisht ishte futboll ballkanik dhe presidentët bëheshin shpejt me nerva. Kur shkova në Shqipëri, ishte një klub i dënuar në Europë për trukim ndeshjes por nuk e di se për cilat ndeshje bëhet fjalë. Futbollistët nuk paralajmëroheshin para ndeshjeve nga mafia ashtu siç ndodh në Austri, sepse nuk kishte çështje të tilla dhe kurrë nuk e kam përjetuar diçka të tillë.

Shqipëria është një vend i vogël dhe i varfër, ku futbollistët paguhen aq sa në ligën e dytë në Austri. Njerëzit janë miqësorë dhe kam punuar normalisht për të paktën gjysmë viti, pa pasur mafja”, u shpreh Pakult.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: