Connect with Us

Mema i shqetësuar pas fitores ndaj Skënderbeut/ Doka nuk duhet ta bëjë kurrë atë gjë

Sport

Mema i shqetësuar pas fitores ndaj Skënderbeut/ Doka nuk duhet ta bëjë kurrë atë gjë

Publikuar

-

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema, u duk i kënaqur me fitoren ndaj Skënderbeut në shtëpi, por teknikun e shqetëson fakti që ekipi nuk është i thjeshtë, dhe gjen golin e dytë me vështirësi.

Në mikrofonin e “Supersport”, Mema deklaroi se në disa raste, lojtarët i kap një vetëkënaqësi, dhe për këtë do punojë në stërvitje.

Fitorja ndaj Skënderbeut…

Më gëzuan 3 pikët, sepse e pata thënë që ndeshja është e rëndësishme. Kjo ka qenë fitore me vlera, edhe si rezultat. Si lojë, bëmë mirë, edhe pse patëm probleme gjatë lojës. Duhej të bënim disa gjëra më mirë. Do i shohim në analizë, ekipi pati mundësi për të shënuar. Këtë punë ka trajneri, që t’i çojë lojtarët te goli. Kemi falur shumë para portës, dhe do punoj në këtë aspekt.

Pësuat golin e parë, ju shqetëson?

E pashë golin, Doka e la kundërshtarin bosh, për të goditur portën. Një mbrojtës nuk duhet ta bëjë kurrë këtë. Nuk besoj se do ishte mirë që të përfundonte barazim me një episod. Luajtëm më mirë se Skënderbeu, dhe e kërkuam fitoren. Duhet të korrigjojmë gabimet në ndeshjen e radhës.

A u duk sikur u futët në panik kur shkuat 1-0, dhe më pas barazimi?

E shoh edhe në një aspekt tjetër. E shoh te një vetëkënaqësi që kanë lojtarët. Duhet të jenë më të thjeshtë, dhe të administrojnë rezultatin. Këtë e pashë edhe në Shkodër. Duhet të jenë të thjeshtë të bëjnë golin e dytë, dhe të sigurojnë rezultatin. Kjo na jep panik, pasi duke qenë 1-0 nuk kemi garanci.

U kthyet te ndeshja me Teutën. Kur Skënderbeu po luante mirë, u kthye rezultati në favor. Pati disa shenja që lojtarët u dukën tekanjozë, pasi këto rezultate nuk kthehen gjithmonë?

Komenti është i qartë dhe i drejtë. Edhe kundërshtari të dikton ndonjëherë, sepse ngjeshët para portës së vet, dhe është e vështirë ta çash. Shpresoj që të bëjmë diçka ndryshe, dhe të shkojmë drejt kreut e ta ruajmë. Kjo do na bëjë mirë për vazhdimësinë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: