Connect with Us

Trajneri grek debuton me fitore për Luftëtarin/ Flamurtari mbetet në fund

Sporti Kryesore

Trajneri grek debuton me fitore për Luftëtarin/ Flamurtari mbetet në fund

Publikuar

-

Luftëtari arriti që të marrë fitoren e parë në kampionat, teksa në shtëpi mundi me shifrat 2-1 Flamurtarin, të dyja ekipet vinin me 0 pikë në këtë takim. Ky ishte debutimi për trajnerin Marantas, që i jep tre pikët e para gjirokastritëve në Superiore.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, teksa që në fillim ishin vendasit që e kërkonin më shumë golin, por pa sukses.

Me nisjen e së dytës, ishte Fili që gjeti menjëherë golin në minutën e 53-të. Deliaj shkakton faull brenda zone, dhe nga pika e bardhë nuk gabon Fili.

Gjithsesi, vetëm pak minuta më pas, në të 72-tën, Sukaj i shpëton mbulimit në qendër të zonës, dhe mposht Paiteris me kokë, duke vënë baraspeshën në Gjirokastër.

Teksa duket se ekipet do ndanin nga një pikë, nuk ishte i këtij mendimi Fili. Sulmuesi gjeti golin e dytë personal pak minuta para mbylljes së takimit, duke i dhënë avantazhin Luftëtarit, dhe kështu fitoren e parë në kampionat, që sjell edhe 3 pikët e para. Nga ana tjetër, ekipi i Sadedinit mundet sërish dhe në krizë të plotë, e sheh veten në vendin e fundit me 0 pikë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Kombëtare

E pabesueshme/ Greqia po na merr edhe Ndojin, i jep shiritin e kapitenit

Publikuar

-

Nga

Andrea Ndoj është një futbollist i jashtëzakonshëm që do të bëj shumë jehonë në të ardhmen. Lojtari që luan me Olimpiakosin U-17 ka arritur të bëj shumë realizime të bukura në kohët e fundit, ku spikat ai ndaj Barcelonës U-17. Teksa i merrte zvarrë të gjithë nga mesfusha, në Greqi do të nisnin edhe etiketimet […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

“Bomba” e Agustin Kolës: Tirana e shiti Kupën ndaj Flamurtarit në 2009-ën se donte Bamir Topi

Publikuar

-

Nga

Agustin Kola, një nga legjendat e Tiranës, zbulon prapaskenat e Kupës së Shqipërisë, që Tirana e humbi në finale me rezultatin 2-1 në vitin 2009. I ftuar në “Radio Tirana” nga gazetari Ervin Baku, ish-sulmuesi i shquar rrëfen gjithçka për jetën e tij, por ndërkohë përmend edhe ish-presidentin e Republikës, Bamir Topin. Asokohe trajner i […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Barazimi ndaj Partizanit duhet festuar, te Bylsi ja shtrojnë me… byrek pas ndeshjes

Publikuar

-

Nga

Bylisi vazhdon të suprizojë në kampionat. Pasi mundi Skënderbeun dhe Kukësin, ekipi ballshiot i mori këtë fundjavë një barazim me vlerë Partizanit në “Selman Stërmasi. Një gol i Ntepe në minutën e 93′ të ndeshjes vulosi takimin në shifrat 1-1. Sigurisht një pikë me vlerë për ballshiotët duke llogaritur rëndësinë e kësaj ndeshje dhe kundërshtarin […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Ceremonia e FIFA Best Awards/ Ja kandidatët finalë dhe çmimet që do të jepen sot

Publikuar

-

Sot do të mbahet në Milano ceremonia e FIFA Best Awards, ku do të zgjidhen më të mirët e vitit sipas FIFA-s. Vëmendja kryesore do të jetë te ‘Futbollisti më i mirë i vitit’ ku në garë janë Van Dijk, Ronaldo dhe Messi, por do të ketë edhe çmime të tjera të rëndësishme. Ceremonia fillon […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: