Connect with Us

A ndikuan mungesat në humbjen e Kukësit?/ Duro tregohet i sinqertë

Sport

A ndikuan mungesat në humbjen e Kukësit?/ Duro tregohet i sinqertë

Publikuar

-

Trajneri i Kukësit, Shpëtim Duro, u duk i zhgënjyer nga humbja me Bylisin në transfertë, për më tepër me përmbysje, dhe nuk e pranon justifikimin e mungesave.

Në mikrofonin e “Supersport”, Duro u shpreh se mungesat nuk mund të jenë justifikim, ndërsa pranoi se ekipi i tij nuk bëri aspak një lojë të mirë, e se humbi shumë topa.

Humbja me përmbysje…

E kam thënë që të gjithë kundërshtarët duhen respektuar. Mund të marrësh rezultat negativ si ne sot me Bylisin. Më vjen keq sepse e nisëm në avantazh. Nuk luajtëm mirë, nuk e menaxhuam avantazhin. Humbëm shumë topa përpara. Nuk i dhamë frymëmarrje skuadrës. Në të dytën, patëm zotërimin e lojës, patëm mundësi shënimi. Goli mund të na sillte te fitorja. U ndëshkuam në fund nga një pakujdesi.

Sa ju penalizuan mungesat?

Nuk dua të justifikohem. Kjo është pjesë e kampionatit. E kam thënë, Ethemi dhe Musta kanë qenë në formë. Edhe Teqja, por ne kemi grupin. Nuk justifikohem. Ata ndikojnë, por duhet të bënim paraqitje më të mirë sot. Hasëm vështirësi ndaj një kundërshtari agresiv në dyluftime. Në pjesën e parë humbëm shumë topa, ndërsa në të dytën e mbajtëm topin, kërkuam me vertikalizime. Ishim rrezik për kundërshtarin. Kishim 2-3 raste të pastra, por ka meritë edhe kundërshtari që ishte i vendosur me shumë forca në zonë, dhe kjo nuk na la të shënonim.

Keni lënë 5 pikë. A bëhet më e ndërlikuar situata, pasi kthesën duhet ta bëni me Tiranën?

Filluam mirë, por çdo humbje e ndërlikon situatën. Është fillimi, dhe duhet një sforcim i madh çdo javë. Duhet të përgatitemi mirë, sepse ka kundërshtarë jo të lehtë të munden. Kampionati do jetë i ekuilibruar për sa i përket rezultateve.

U duk nervoz Kukësi?

U duk sikur e morëm lehtë pas golit të shënuar, por hasëm në vështirësi për fajin tonë. Nuk shtruam lojën, nuk morëm lojën në kontroll si rezultat i agresivitetit të Bylisit. Kur nuk ecën loja, ka edhe momente nervozizmi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Kapiteni serb i Laçit: Ja çfarë do bëjmë nëse kampionati nuk nis deri më 1 qershor

Publikuar

-

Nga

Aleksandar Ignjatoviç ndien mall për futbollin. Shëndeti realisht ka rëndësi, e megjithatë mendon se ka ardhur koha që t’u rikthehen fushave. Kapiteni i Laçit në tri ndeshjet e fundit, në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” rrëfen se karantinën po e kalon në Tiranë dhe se stërvitjen nuk e ka lënë asnjë ditë pas dore, […]

LEXO TE PLOTE

Sport

U largua nga Partizani në janar, flet mesfushori: Këtu ka më shumë dele se njerëz, do rikthehem në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Alesio Hyseni kaloi një periudhë të vështirë te Partizani, teksa në janar vendosi të largohet nga të kuqtë, duke kaluar te skuadra e Klaksvik, në Ishujt Faroe, në formën e huazimit. Në një prononcim të dhënë së fundmi, mesfushori u shpreh se më mirë është ndjerë te Flamurtari, për shkak se aty ka luajtur më […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, zbulohet çfarë u diskutua

Publikuar

-

Nga

U zhvillua ditën e sotme mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit. Mbledhja e sotme, për herë të parë, u zhvillua përmes video-konferencës, në respektim të rregullave të distancimit fizik që kërkohet për shkak të përhapjes së Covid-19 në vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv diskutoi në lidhje me situatën e krijuar në […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: