Connect with Us

Pas Skënderbeut, Bylis i bën “gropën” edhe Kukësit

Sporti Kryesore

Pas Skënderbeut, Bylis i bën “gropën” edhe Kukësit

Publikuar

-

Bylisi arrin një fitore të madhe me shifrat 2-1 përballë Kukësit, madje edhe me përmbysje. Në “Adush Muça” të qytetit të Ballshit, sfida u zhbllokua që në minutën e 16-të, ku Vesel Limaj goditi saktë një goditje dënimi shumë pranë zonës së vendasve. Hidi nuk pati mundësi çfarë të bënte, dhe në avantazh kuksianët.

Me kalimin e minutave, ishte ekipi i Dovedan që kërkoi të reagonte, dhe në minutën e 30-të, fituan një penallti pas një pengimi në zonë. Përsipër e mori portieri Isli Hidi, ashtu si një javë më parë ndaj Skënderbeut, dhe shënoi me saktësi ndaj Avdylit.

Pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërkohë që me nisjen e të dytës, ballshiotët kërkuan në disa raste golin e dytë. Më pas, Kukësi mori frenat e lojës, dhe me Rrocën, Abazajn e lojtarët e sulmit, goditi disa raste portën e Hidit, por gardiani mbajti të paprekur kuadratin nga goli i dytë.

Teksa dukej se sfida po shkonte drejt një barazimi, ishte kapiteni Murataj, që në një krosim të gjatë nga e majta në minutën e 89-të, e çoi topin drejt e në fundin e rrjetës, edhe me pak ndihmë nga Guindo që hutoi mbrojtjen dhe portierin.

Murataj u ndëshkua edhe me të dytin e verdhë, dhe kështu në minutat e fundit la të tijtë me një lojtar më pak. Në fund, Bylisi fitoi me shifrat 2-1, duke i dhënë humbjen e parë ekipit të Duros. Golat e këtij takimi mund t’i ndiqni më poshtë.



KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kombëtare

E pabesueshme/ Greqia po na merr edhe Ndojin, i jep shiritin e kapitenit

Publikuar

-

Nga

Andrea Ndoj është një futbollist i jashtëzakonshëm që do të bëj shumë jehonë në të ardhmen. Lojtari që luan me Olimpiakosin U-17 ka arritur të bëj shumë realizime të bukura në kohët e fundit, ku spikat ai ndaj Barcelonës U-17. Teksa i merrte zvarrë të gjithë nga mesfusha, në Greqi do të nisnin edhe etiketimet […]

LEXO TE PLOTE

Sport

“Bomba” e Agustin Kolës: Tirana e shiti Kupën ndaj Flamurtarit në 2009-ën se donte Bamir Topi

Publikuar

-

Nga

Agustin Kola, një nga legjendat e Tiranës, zbulon prapaskenat e Kupës së Shqipërisë, që Tirana e humbi në finale me rezultatin 2-1 në vitin 2009. I ftuar në “Radio Tirana” nga gazetari Ervin Baku, ish-sulmuesi i shquar rrëfen gjithçka për jetën e tij, por ndërkohë përmend edhe ish-presidentin e Republikës, Bamir Topin. Asokohe trajner i […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Barazimi ndaj Partizanit duhet festuar, te Bylsi ja shtrojnë me… byrek pas ndeshjes

Publikuar

-

Nga

Bylisi vazhdon të suprizojë në kampionat. Pasi mundi Skënderbeun dhe Kukësin, ekipi ballshiot i mori këtë fundjavë një barazim me vlerë Partizanit në “Selman Stërmasi. Një gol i Ntepe në minutën e 93′ të ndeshjes vulosi takimin në shifrat 1-1. Sigurisht një pikë me vlerë për ballshiotët duke llogaritur rëndësinë e kësaj ndeshje dhe kundërshtarin […]

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: