Connect with Us

Edhe portier, edhe golashënues/ Hidi zbulon se kush e fiton titullin këtë sezon

Sport

Edhe portier, edhe golashënues/ Hidi zbulon se kush e fiton titullin këtë sezon

Publikuar

-

Isli Hidi vendosi këtë sezon të transferohej te skuadra e Bylisit, ku për eksperiencën e madhe, është shndërruar në një lider të ekipit. Portieri ka marrë përsipër edhe penalltitë duke realizuar dy të tilla. Sakaq, në një prononcim për Supersport, Hidi është shprehur se ballshiotët janë një skuadër që lufton në çdo sektor të fushës, ndërsa theksoi se edhe për të ky është viti i duhur që Tirana të shpallet kampione.

Golat me penallti? Para se të niste kampionati jemi ushtruar shumë në lidhje me penalltitë apo goditjet e dënimit, jam futur me dëshirën time të godisja sepse më pëlqen. Trajneri më vendosi mua të godisja, dhe të gjithë ishin dakord.

Që në momentin e parë kur kam ardhur kam parë një skuadër të re dhe me dëshirë që lufton në çdo sektor të fushës, janë lojtarë të rinj që duan të aprovohen. Është një grup shumë i mirë dhe kjo për meritë të presidentit Besnik Kapllanaj.

Objektivat? Kampionati është i gjatë duhet të sigurojmë pikë të dhe të jemi në mes tabelës, nëse marrim më shumë pikë pse jo mund të mendojmë për më shumë. Kampionati shqiptar nuk ka diferenca nëse jep maksimumin.

Teuta? Largimi nga Teuta ishte në momentin e fundit, nuk e prisja por janë vendime të stafit. Dëshira dhe ajo që mund të jepja për futbollin shqiptar më bëri të pranoja ofertën e Bylisit.

Tirana pretendente për titull? Mendoj që është viti i Tiranës, duke parë ekipin dhe lojtarët që kanë marrë. I kanë të gjitha komponentët duke parë ekipet e tjera me oshilacione. I takon duke qenë se ka edhe 100-vjetorin, për mendimin tim janë pretendentët kryesor”, u shpreh Hidi.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

La Liga

Realit i sos durimi, largon dy dështakët e mëdhenj

Publikuar

-

Merkato e janarit për Real Madrid është fokusuar vetëm në largimin e lojtarëve që nuk janë në planet e Zidane. Në dyshim mbetet e ardhmja e James Rodriguez ndërsa të sigurtë do të jenë largimet e Mariano dhe Brahim Diaz. Për të parin ka disa oferta nga Italia dhe Portugalia dhe paga e tij e […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

“Çmendet” Juventusi, ofron 3 futbollistë për të marrë në skuadër talentin shqiptar

Publikuar

-

Nga

Talenti shqiptar, Xhakomo Vrioni me shumë mundësi do të jetë një lojtar i Juventusit, teksa do të transferohet te 23-vjeçarëve bardhezinj të cilët militojnë në Serie C. Shqiptari do të largohet nga Çitadela ku ka gjetur pak minuta, për të kaluar te 23-vjeçarët e bardhezinjve. Akordi mes Juventusit dhe Sampdorias është arritur, me këta të […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

Igli Tare në aksion, drejtori i Lacios punon në fshehtësi për të rrëmbyer yllin e Kombëtares

Publikuar

-

Nga

Pavarësisht se mediat italiane, raportojnë se Marash Kumbulla ka arritur një akord paraprak me Interin, për t’u transferuar në verë, drejtori i Lacios, Igli Tare është duke punuar në fshehtësi për të rrëmbyer talentin shqiptar. Mbrojtësi i Kombëtares shkëlqeu në pjesën e parë të sezonit me fanellën e Veronës dhe pavarësisht moshës 19-vjeçare apo se […]

LEXO TE PLOTE