Sport
Formacioni më i mirë i javës së katërt/ A jeni dakord?

Java e katërt e Superiores është mbyllur dhe janë mësuar të gjitha verdiktet. “Sport Ekspres” ju sjellë më poshtë edhe formacionin më të mirë, ku duket dallimi i lojtarëve të Tiranës, pas asaj fitore në kryendeshjen ndaj Skënderbeut me rezultatin 3-1.
Në portë nuk ka shumë diskutime, ku Stazhilla ka kryer shumë pritje të bukura për të mbajtur portën e paprekur, ndërsa kulmoi edhe me një mrekulli në minutat e fundit ndaj Partizanit. Sa i përket mbrojtjes, ajo rreshtohet me katër.
Hoxhallari ishte njeriu që ndihmoi së tepërmi në suksesin ndaj Skënderbeut, madje edhe duke tundur rrjetën. Malota nga krahu tjetër vazhdon të jetë një digë në mbrojtje, me shkodranët që nuk pësojnë edhe me 10 lojtarë. Një paraqitje pozitive edhe për Ignajtovic ndaj Partizanit, ndërsa veçohet edhe Ymeralilaj që arriti të ndalte Kristal Abazajn.
Sa i përket mesfushës, nuk ka shumë dyshime. Në të bën pjesë heroi i Luftëtarit me dy gola të shënuara, Realdo Fili, por edhe Limaj dhe Lushkaj që kanë shënuar përkatësisht me Kukësin dhe Laçin.
Redon Xhixha i ka ndihmuar shumë kurbinasit në aksionet sulmuese, duke qenë problem konstant për mbrojtjen e të kuqëve. Ndërkohë sulmi përmbyllet me Ngon dhe Cobbinah, që kanë shkëlqyer ndaj korçarëve.
*Marrë te SportEkspres
Lajme të Rekomanduara:

E bujshme/ Ergys Kaçe zbarkon në Durrës, do luajë kundër Teutës
“Sport Ekspres”, raporton se është organizuar një ndeshje miqësore mes skuadrës së elitës greke, Larisa dhe elitës në Shqipëri, Teutës. Në ekipin grek luajnë edhe...

Skandali në Maqedoni, tifozët e Vardarit bëjnë gjestin e turpshëm ndaj shqiptarëve
Shkëndija e Ernest Gjokës barazoi me rezultatin 2-2 në transfertë ndaj kryesuesve të Vardarit në “derbin” që prodhon gjithmonë polemika. Si në çdo sfidë, edhe kësaj...