Sport
Java e 5-të e Superiores e gjitha pa drita/ Zbuloni kur luan ekipi juaj i preferuar

FSHF ka përcaktuar kalendarin e javës së pestë të Superiores, që do të luhet në dy ditë dhe e gjitha nën dritën e diellit. Problemet që kanë disa stadiume me impiantet e ndriçimit, e ndërsa disa të tjerë nuk kanë fare, kanë detyruar FSHF-në të marrë një vendim të tillë.
Supersfida e kësaj jave është ajo mes Tiranës dhe Kukësit, që sigurisht do të kishte më shumë lezët nëse do të luhej nën dritën e prozhektorëve, por jo. Kjo sfidë do të luhet në orën 16:00, ashtu si të gjitha sfidat e tjera të kësaj jave.
E shtunë 16:00
Kukësi-Tirana
Partizani-Bylis
Skënderbeu-Teuta
E diel 16:00
Vllaznia-Luftëtari
Flamurtari-Laçi
/CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

E bujshme/ Ergys Kaçe zbarkon në Durrës, do luajë kundër Teutës
“Sport Ekspres”, raporton se është organizuar një ndeshje miqësore mes skuadrës së elitës greke, Larisa dhe elitës në Shqipëri, Teutës. Në ekipin grek luajnë edhe...

Skandali në Maqedoni, tifozët e Vardarit bëjnë gjestin e turpshëm ndaj shqiptarëve
Shkëndija e Ernest Gjokës barazoi me rezultatin 2-2 në transfertë ndaj kryesuesve të Vardarit në “derbin” që prodhon gjithmonë polemika. Si në çdo sfidë, edhe kësaj...