Connect with Us

Momente prekëse/ Sheh videon e babait të tij, Cristiano Ronaldo shpërthen në lot

Seria A

Momente prekëse/ Sheh videon e babait të tij, Cristiano Ronaldo shpërthen në lot

Publikuar

-

Cristiano Ronaldo nuk u ka bërë ballë emocioneve kur i është treguar një video e babait të tij, i cili ndërroi jetë në vitin 2005. Kjo video është xhiruar para Europianit të vitit 2004 dhe babai i Ronaldos, Jose Dinis Aveiro, flet me fjalë të mëdha për të birin dhe ndihet krenar me arritjet e tij. Në atë kohë Ronaldo ishte 20 vjeç dhe luante për Man. United.

“Nuk e kam parë asnjëherë këtë video. E pabesueshme. Nuk i kam parë asnjëherë këto pamje. Ku i keni gjetur.. Duhet t’ua tregoj familjes sime” ka thënë Ronaldo, i përlotur. Ky është vetëm një moment i publikuar sot në rrjetet sociale, pasi intervista e plotë e Cristiano Ronaldos për “Good Morning Britain” do të publikohet të martën.

“Trishtimi më i madh për mua është kur mendoj se babai kurrë nuk e pa atë që u bëra. Unë u bëra numri një dhe babai nuk di asgjë. Ai kurrë nuk më pa të merrja çmime. Pjesa tjetër e të njohurve e mi i pa të gjitha; nëna ime, vëllezërit e mi, madje edhe djali im më i madh. Ai, asgjë…”, shprehet në lot ylli portugez.

“Nuk kam arritur ta njoh 100% babanë tim, pasi ai ishte person i dehur. Nuk kam biseduar kurrë me të. Ishte e vështirë të bëja bisedë normale me të” ka thënë ndër të tjera Cristiano Ronaldo. /CNA.al

https://twitter.com/GMB/status/1173466139302813698

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Supersfida e fundjavës/ Lazio-Inter, formacionet zyrtare

Publikuar

-

Sapo janë publikuar formacionet zyrtare të supersfidës së fundjavës në Serie A, mes Lazios dhe Interit. Diferenca mes tyre është vetëm një pikë, ndaj sot pritet të jetë një sfidë tepër interesante. Juventus kryeson me 57 pikë, Interi me 54, ndërsa Lazio e treta me 53 pikë. Inzaghi ka hedhur në fushë formacionin më të […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Mungon Ronaldo, Juventusi fiton pa probleme ndaj Brescias/ Presioni kalon tek Interi

Publikuar

-

Juventusi ka fituar 2-0 ndaj Brescia për javën e 24-të të Serisë A, në “Allianz Stadium”. Për bardhezinjtë mungonte sot Ronaldo, i cili ishte lënë pushim sot nga Sarri. Miqtë mbetën me 1 lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Aye në minutën e 37-të. Një minutë me vonë, Dybala shënoi golin […]

LEXO TE PLOTE

Seria A

Video: Aksion model, Cuadrado i jep qetësinë e duhur Juventusit

Publikuar

-

Juventusi ka shënuar golin e dytë ndaj Brescia në “Allianz Stadium”. Pas golit të parë të shënuar nga goditja e dënimit nga Dybala 38′, goli i dytë erdhi pas një aksioni model, që u finalizua nga Juan Cuadrado në minutën e 78-të. Kolumbiani ka marrë një asist shumë të bukur nga Matuidi dhe e shfrytëzoi […]

LEXO TE PLOTE