Connect with Us

Rikthehet Champions League/ Dy supersfida në ndeshjet e sotme

Sport

Rikthehet Champions League/ Dy supersfida në ndeshjet e sotme

Publikuar

-

Fillon sot kompeticioni më i bukur në Europë për klube, por edhe më i dashuri nga tifozët, Champions League. Ndryshe nga sezonet e kaluara, këtë herë kemi orar të ri. Dy nga ndeshjet e ditës do të fillojnë në orën 18:55, ndërsa gjashtë ndeshjet e tjera në orën 21:00.

Në 8 ndeshjet e ditës së parë spikasin padyshim dy supersfida. Në Dortmund, verdhezinjtë do të presin gjigantët e Barcelonës,që janë një nga favoritët kryesorë për këtë trofe. Sot pritet të debutojë edhe Messi për katalanasit për këtë sezon të ri, deri tani ka qenë i dëmtuar. Vendasit janë në një formë të mirë këtë fillim sezoni, aq më tepër që sot do të luajnë në fushën e tyre dhe do të kenë mbështetjen e një super tifozerie, që konsiderohet një nga më të zjarrtat në Europë. Përballja mes këtyre dy ekipeve premton gola, emocione dhe spektakël. Me pak fjalë, një ndeshje që nuk duhet lënë pa e ndjekur.

Kampioni në fuqi i Champions League, Liverpooli, e nis sezonin e ri nga Napoli. Dy ekipe që u përballën edhe sezonin e kaluar në fazën e grupeve, madje kishin pikë të njëjta (9), por Liverpooli kaloi në fazën tjetër për shkak të golavarazhit më të mirë, ndërsa Napoli si e treta e grupit shkoi në Europa League. Edhe përballja e sotme premton të jetë po aq e bukur sa dy përballjet e sezonit të kaluar.

Interi e nis në shtëpinë e tij ku pret çekët e Slavia Prague. Sigurisht që zikaltrit e Conte-s janë favoritë në këtë takim dhe do të duan ta nisin me këmbën e mbarë, duke ditur që në grup kanë dy super skuadra të tjera si Barcelona dhe Dortmundi.

Kalendari i plotë i ndeshjeve të sotme është si më poshtë. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Tirana nuk vodhi asgjë, penalltitë ishin të dyja”, tifozët japin verdiktin e tyre për derbin Tirana-Partizani

Publikuar

-

Nga

Tirana ka fituar sot 5-1 derbin e kryeqytetit, duke shpartalluar në ç’do aspekt Partizanin. Pas ndeshjes, kanë plasur polemikat se arbitri ka favorizuar Tiranës, sidomos te dy penalltitë, por tifozët duket se nuk janë dakord me këtë konstatim të drejtuesve të Partizanit. Në debatin e zhvilluar te “Atlasi Sportiv”, tifozët shprehen njëzëri se Tirana nuk […]

LEXO TE PLOTE

Sport

Sherr brenda familjes Rama, Gregu i del kundër xhaxhait

Publikuar

-

Nga

Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama i është gëzuar triumfit të skuadrës së tij të zemrës Tiranës ndaj rivalëve të përjetshëm të Partizanit. Bardheblutë fitoi 5-1 dhe pas kësaj fitoreje, Gregu ka dalë hapir në mbështetje të skuadrës së tij. Ai shkroi në “Instagram” se “e vërteta doli në shesh” duke nënkpuptuar se tashmë […]

LEXO TE PLOTE

Kombëtare

E bujshme/ Oto Xhon mund të luajë me kombëtaren e Kosovës

Publikuar

-

Nga

Një rast “Olainka” ka lindur sërish, por këtë herë në Kosovë. Sulmuesi Otto John shprehet i gatshëm që të veshë fanellën e përfaqësueses së dardanëve, gjithnjë nëse këta të fundit vendosin ta ftojnë në ekipin e tyre. Lojtari nigerian la Skënderbeun gjatë merkatos së dimrit dhe u rikthye sërish në Kosovë, por këtë herë si […]

LEXO TE PLOTE