Connect with Us

Fajin e kanë lojtarët apo trajneri Lerda? Ç’po ndodh te Partizani?

Sport

Fajin e kanë lojtarët apo trajneri Lerda? Ç’po ndodh te Partizani?

Publikuar

-

Partizani i trajnerit Franko Lerda e ka nisur sezonin ndryshe nga sa ishte parashikuar, pasi mendohej se kampionët nuk do ta diskutonin për asnjë moment mbrojtjen e titullit. Por, bilanci i katër javëve të para ka bërë që në kampin e kuq të ndizet niveli i parë i alarmit.

Ekipi ka 6 pikë duke i renditur i pesti, me një distancë prej katër pikësh me Tiranën e vendit të parë. Në 360 minutat e para Partizani ka 2 fitore me rezultat 1-0 dhe dy humbje po në shifrat 1-0. Gjatë verës u investua për një Partizan sulmues, por për ironi të fatit deri tani kanë shënuar 2 gola, po aq sa ka realizuar edhe portieri i Bylisit, Isli Hidi, në start.

“Panorama Sport” ka mësuar nga burime të ndryshme pranë të kuqve se për t’i bërë parapritë përkeqësimit të situatës, drejtuesit kanë mbledhur lojtarët dhe stafin për të bërë analizën e ecurisë, si dhe për të gjetur shkaqet e ngërçit. Përveç rezultateve dhe paraqitjes së skuadrës në fushë, mësohet se ndikim te drejtuesit kanë pasur edhe komentet, akuzat apo kritikat e lëna nga specialistë, ishlojtarë, tifozët apo personazhe të ndryshme në rrjetet sociale apo studiot televizive. Ndonëse nuk thuhet publikisht, ka dyshime se lojtarë të veçantë nuk impenjohen maksimalisht, aq sa u arrit të thuhet se disa vetëm shëtisin fanellën në fushë.

Në analizën e kryer mësohet se trajneri Franko Lerda dhe stafi i tij teknik ua ka vënë fajin lojtarëve, që nuk po arrijnë të zbatojnë detyrat e ngarkuara. Ndërsa lojtarët fajtorë kanë bërë skemën e re me të cilën po luajnë, për vetë faktin se pjesa dërrmuese ka dalë nga vetja, duke luajtur në role dhe pozicione të reja, të cilat ndryshojnë edhe 4-5 herë brenda një ndeshje.

Dyshime ka pasur për përgatitjen fizike të ekipit, por nga monitorimet që janë bërë, lojtarët kanë dalë në parametrat e duhur. Drejtuesit janë të vendosur që të mos bashkëjetojnë gjatë me këtë situatë, ndaj kërkohet ndryshimi i menjëhershëm, ku dy ndeshjet e radhës në kampionat janë afati i fundit, këtë fundjavë me Bylisin dhe më pas derbi me Tiranën. Skema e re, 3-5-2, po duket e papërtypshme për “demat”, ndaj gjasat janë që të zgjidhet një modul i ri dhe sinjalet u dhanë që në ndeshjen me Laçin, ku u provua moduli 3- 4-3, si dhe 4-3-3 apo në dëshpërim u luajt edhe me 4-2-4./Panorama Sport/

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

" "

Sport

Champions League/ Manchester City turpëron Gjimshitin me shokë

Publikuar

-

Manchester City ka fituar 5-1 ndaj Atalantës në “Etihad Stadium” për javën e tretë të Champions League. Mbrojtësi kuqezi, Berat Gjimshiti, luajti nga minuta e parë në këtë ndeshje. Italianët kaluan të parët në avantazh me golin e Malinovsky nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 28′. “Qytetarët” përmbysën gjithçka me dy golat […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Bayerni del me 3 pikë nga Pireu/ Juventusi përmbys gjithçka në dy minuta

Publikuar

-

Në Grupin B, Bayern Munich fitoi 2-3 në Pire ndaj Olympiacos. Miëtq shënuan të parët me El Arabi 23′, bavarezët përmbyën rezultatin me dy golat e Lewandowskit 34′, 62′, dhe supergolin e Tolisso 75′. Grekët ngushtuan rezultatin me golin e Guilherme 79′. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Tottenhami fitoi 5-0 ndaj Crvena zvezda. Klasifikimi […]

LEXO TE PLOTE
" "

Sport

Shpëton Zidane/ Icardi, Di Maria dhe Mbappe fitojnë me “manita”

Publikuar

-

Janë mbyllur dy ndeshjet e Grupit A për javën e tretë të Champions League. Në Brugge, PSG-ja fitoi 0-5 ndaj vendasve të Club Brugge. Tre gola nga Mbappe dhe dy nga Icardi, ndërsa Di Maria dha 3 asiste. Në Stamboll, një gol i Toni Kroos 18′ i dha fitoren Realit kundër Galatasaray. Kjo fitore mban […]

LEXO TE PLOTE